Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, la adresuar kritika në drejtim të Lëvizjes vetëvendosje, duke thënë se deputetët e kësaj partie janë të çoroditur, të hutuar e disa siç pohon të dirigjuar.
Ai thotë se ata po e shkelin besimin që u është dhënë nga qytetarët, ndërsa shton se ditët i kanë të numëruara.
Postimi i tij:
Papërgjegjshmëri e lartë nga partia e parë; deputetë të çoroditur e disa të hutuar, disa me vullnet e disa të dirigjuar, po e shkelin besimin e qytetarëve, po e shkelin Kushtetutën e Kosovës, po e shkelin kontributin e secilit qytetar për një Kosovë të lirë e të zhvilluar.
Tashmë ditët i kanë të numëruara dhe së shpejti do ta marrin përgjigjen e merituar.