Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili mbrëmë në një debat televiziv tha se “Krerët e PDK-së po e vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë për instruksione politike”, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Lushtaku ka thënë se Kurti flet shqip por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal.
“I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen.Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”, ka shkruar Lushtaku.
Postimi i plotë:
Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen.
Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal.
Mergim Lushtaku