Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

16/09/2025 - 08:22
në Lajme
A A
Lushtaku: Kosovës i duhet Hashim Thaçi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave të James Rubin, ish-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili dëshmoi të hënën në mbrojtje të Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale.

Lushtaku vlerësoi për “Front Online” dëshminë e Rubin si të qartë dhe të sinqertë, duke theksuar se ajo hedh dritë mbi karakterin e luftës së UÇK-së.

“Amerikanët janë amerikan dhe deklarata e tij ka qenë e qartë, e sinqertë dhe mirë qe po iu tregon disa shqiptarëve këtu se UÇK ka qenë organizata më e pastër”, u shpreh Lushtaku.

Lushtaku u shpreh se disa shqiptarë sipas tij, kanë rënë në lajthitje me Serbinë.

“Një pjesë e shqiptarëve akoma janë në gjumë, me qëllim apo pa qëllim nuk e di por kanë rënë në lajthitje me Serbinë”, theksoi Lushtaku

Dëshmia e fortë e James Rubin brenda sallës së gjyqit në Hagë, në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve, ka bërë bujë në mbarë botën.

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press” dhe Reuters ka raportuar për dëshminë e tij disaorëshe.

Edhe pse më shumë foli për Hashim Thaçin, Rubin mbrojti publikisht edhe Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e në përgjithësi UÇK-në.

Fillimisht, për Thaçin tha se nuk kishte autoritet brenda UÇK-së, por që vendimtare ishte fjala e komandantëve.

“Po. Ideja është që nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë, dhe ky ishte thelbi i diplomacisë. Ne donim që të mblidhej të gjithë. Ishte moment unik ky në histori ku shtetet e mëdha, po përpiqeshin të parandalonin një masakër. Për ta bërë këtë ne donim që fuqitë e mëdha të puonin së bashku. Jo vetëm Amerika. Ne nuk kishim qëndrim të qartë sa i takon pavarësisë. Na duhej kompromis, përpjekje, të kalonim në fazën e radhës. Ai duhej të diskutonte me komandantët e UÇK-së, personat që kërkonin i donin të gjitha, diplomacia nuk mund të jetë perfektë, ne donim të gjenim mesin e artë. Ishte moment shumë i vështirë. Ai më shpjegoi se nuk ishte përgjegjës për këtë. Ishte personi që po komunikonte me ne sepse kishte rol politik në UÇK por jo udhëheqës, nuk kishte kompetenca, autoritet. Ishte pasqyrim i një lëvizjeje. Ata donin të konfirmohej se do të realizohej pavarësia. Ata donin të konfirmohej se do të realizohej pavarësia. Po ta bënte këtë, po të nënshkruante pa fjalën pavarësi, do të quhej tradhtar”, deklaroi Rubin në Gjykatën Speciale.

Më pas, Rubin e mbrojti haptasi edhe Jakup Krasniqin.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, informacion, që lidhte pretendime të tilla për vrasje me udhëheqës të tillë, as me Thaçin as me Krasniqin. Rreth 25 vite pasi jam larguar nga qeveria, kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur ifnroamcion lidhur me këtë pretendim, dhe jo vetëm në vitet 2000, por edhe dekada më vonë kur miqtë e shoktë e mi kishin mundësi të më jepin informacion, asnjëherë nuk më kanë dhënë informacion për këto pretendime”, tha ai.

E një deklaratë e rëndësishme, ishte bashkëpunimi i Ramush Haradinajt me CIA-n.

“Këtë e kam mësuar vetëm në ’99-tën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në ’98-ën. E di që Gelbard ishte takuar me UÇK-në dhe mësova në ’99-tën kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA dhe gjithë punonjësit e CIA, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinajn dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin”, tha Rubin.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Osmani vlerëson lart komandantin e KFOR-it për shërbimin në Kosovë
Kryesore

Presidentja Osmani vlerëson lart komandantin e KFOR-it për shërbimin në Kosovë

16/09/2025 - 09:21
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja

16/09/2025 - 09:03
Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani
Kryesore

Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

16/09/2025 - 08:48
Dërguti për të burgosurit në Hagë: Të sulmosh dikë që s’mund të kundërpërgjigjet, është ligësi e madhe
Lajme

Dërguti për të burgosurit në Hagë: Të sulmosh dikë që s’mund të kundërpërgjigjet, është ligësi e madhe

16/09/2025 - 08:34
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Krejt çka dihet deri tani për vrasjen tragjike në Balaj të Ferizajt: Viktima 40-vjeçare, i dyshuari djali i axhës

16/09/2025 - 08:07
Rubin e kryen për sot, nesër e vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë
Kryesore

Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale

16/09/2025 - 08:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë