Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë.
Pas takimit Lushtaku ka thënë se ata e kanë vendin midis nesh.
”Sot vizituam Çlirimtarët tanë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Me zemra të forta, shpirtra të qetë dhe krenari të palëkundur, ata dëshmojnë se e vërteta e luftës sonë të drejtë për lirinë e Kosovës nuk mund të sfidohet nga padrejtësitë.Ata janë mishërimi i sakrificës dhe qëndresës së popullit tonë. Vendin e tyre e kanë mes nesh, aty ku historia i ka skalitur si heronj dhe burra të lirisë”, ka shkruar Lushtaku.
Dhe aty do të kthehen, sepse drejtësia gjithmonë triumfon, ka shtuar Lushtaku.