Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LVV e nxjerr në “pazar” postin e Kryeparlamentarit, opozita kërkon që konstituimi i Kuvendit të kryhet më 15 prill – a do të bllokohet procesi?

10/04/2025 - 13:32
në Kryesore, Lajme
A A
“Sharjet dhe fyerjet në Kuvend, deputetëve s’ua lënë “shenjë” 700 euro gjobë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, LVV-ja, partia e cila duhet ta paraqesë atë për votim pas pak ditësh, thotë se ende nuk e ka. Nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca tregoi se për këtë pozitë po presin të negociojnë me ndonjë parti tjetër në përpjekjen për formimin e qeverisë së re. Partitë opozitare kërkojnë që konstituimi i Kuvendit të bëhet pa vonesë. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se partia e parë s’mund ta bllokojë këtë proces.

Lëvizja Vetëvendosje të martën e 15 prillit duhet ta propozojë për votim një emër për kryetar të Kuvendit.

Kandidatin për kryeparlamentar, partia e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk e ka ende dhe nuk dihet nëse do ta paraqesë para deputetëve të rinj atë ditë.

Glauk Konjufca, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit për herë të fundit para formimit të legjislaturës së re, të martën i mblodhi 15 përfaqësues të partive politike për të folur për konstituimin e Kuvendit, që është caktuar të bëhet më 15 prill.

“Gjithçka shkoi mirë”, tha ai, duke treguar se “janë caktuar ulëset” për secilin subjekt politik. Aty, siç u tha, u diskutua edhe përmbajtja e asaj seance në të cilën do të duhej të zgjidhej kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Por Konjufca, nënkryetar i LVV-së që vetë ka mbajtur këtë pozitë, tha se ende nuk e kanë emrin e kandidatit për kryetar të ri të Kuvendit. Kjo çështje, tha ai, do t’i nënshtrohet “disa principeve” si “përpjekja për themelimin e qeverisë”.

“Kjo me siguri edhe për arsye se, mendoj që të gjitha pozitat, sa i përket përbërjes së re të mazhorancës, e cila do të shndërrohet pastaj në qeveri, i nënshtrohen disa principeve, e njëri prej principeve kryesore është përpjekja për me e themelu qeverinë”, tha ai.

Konjufca tha se formimi i qeverisë nga LVV-ja është “e pamundshme pa një koalicion”.

“Prandaj të gjitha pozicionet, unë do ta kisha futur këtu edhe pozicionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës i nënshtrohen këtij principi. Kjo është me siguri arsyeja pse ende nuk e kemi një emër të qartë sa i përket kryetarit të ardhshëm të Kuvendit të Republikë së Kosovës”, tha ai.

Albulena Haxhiu, e cila e përfaqësoi LVV-në në këtë takim në cilësinë e nënkryetares, tha se “është e rëndësishme” që të konstituohet Kuvendi pa vonesa, por konfirmoi gjithashtu se emri i kandidatit “nuk dihet”.

“Ajo çka dihet tani për tani, është emri i kryeministrit. Nuk dihen emrat e personave tjerë të cilët do të mbajnë pozicione tjera qoftë në qeveri, qoftë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Qëllimi i këtij takimi, ajo tha se ishte “pikërisht që të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të mos ketë vonesa në këtë drejtim”.

“Besojmë që secili prej subjekteve politike në Republikën e Kosovës do t’i marrë përgjegjësitë që u takojnë. Ajo çka është e rëndësishme të theksohet është që me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar”, tha Haxhiu.

Përgjigjen se a do ta propozojë LVV-ja një kandidat për kryeparlamentar nga një tjetër parti politike, tha se nuk e di.

“Nganjëherë po bëhen pyetje të cilave ende nuk ua dimë përgjigjen, por ju lutem që të prisni deri të martën, më 15 prill kur edhe do të mbahet kjo seancë konstituive. Nëse jo deri të martën, unë nuk e di se kur tjetër, por e martja është seanca kur shumë prej aspekteve të cilat ne po i trajtojmë sot këtu do ta marrin përgjigjen”, tha ajo.

Hasani: S’ka hapësirë për manipulime e ngërç, s’ka qare pa u votuar kryetari i Kuvendit

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani tha se nga nisja e seancës konstituive, ajo nuk përfundon pa zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve.

“S’ka hapësirë për të manipuluar. Ashtu duket por nuk është ashtu”, tha ai mbrëmë në DPT te Fidani në Klan Kosova.

S’mund të ketë ngërç, sipas tij, por një vendim të mundshëm për ndërprerjen e asaj seance e cila do t’i mblidhte deputetët, siç tha ai, “çdo 48 orë”, mund të dërgohet më pas për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Së pari, ngërçi për kryetar të Kuvendit nuk mundet, për shkak se çdo 48 orë, më së pari, duhet të mblidhen ata nonstop deri ta zgjidhin kryetarin e Kuvendit. Kjo normë është mirë që është krijuar sepse ju e dini se atëherë Gjykata e pati zhbllokuar kur është zgjedhur Isa Mustafa. E dyta: sa i përket kësaj tjetrës, ekziston për rastin Hotin aktgjykimi, shkelja që ka sanksione kushtetuese për shefin e shtetit, dhe zonja Osmani mundet të vijë në pozitë të keqe, në qoftë se në një mënyrë ose tjetër përfundon çështja shkon në Gjykatë Kushtetuese”.

“Brenda 48 orëve këta duhet të mblidhen deri të lodhen, deri ta bëjnë atë punë – s’kanë qare”, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Në rast se merret një vendim “për ndërprerje të seancës”, Hasani tha se deputetët “mund ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese menjëherë”, dhe se ajo do të vendoste pa vonesë.

“Këto janë raste emergjente. S’ka arsye me i vonu”, tha ai.

Çfarë thanë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja?

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili tha të martën se “me të 15-in duhet të gjithë ta japin kontributin që të fillojë konstituimi i Kuvendit”.

Në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të ri, ai tha se nuk sheh ndonjë pengesë. “Ta presim atë ditë”, tha ai, duke kujtuar se “kryetari i Kuvendit zgjidhet gjithmonë”.

“Unë mendoj që kryetari i Kuvendit do të zgjidhet”, tha ai. “Nuk e shoh si problematikë. Në qoftë se ngritet si problematikë, atëherë marrim një qëndrim tjetër”.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili tha po atë ditë se është vitale që institucionet të formohen “sa më shpejt”.

“Çfarëdo vonese potenciale në krijimin e institucioneve të vendit do t’i bënte përfundimisht dëm pikërisht qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo pas takimit.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës besojnë se “dikush po punon që të bëhet llugë e vendi të shkojë prapë në zgjedhje”.

“Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, poashtu i komplikuar. Në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar, pasi që të zgjedhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë. Sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit, të jetë në dorën e Listës Serbe!”, tha sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj të martën./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Syla: Kurti e do një shmoklan President, ndonjë Glauk apo Albulenë

Lajmi i fundit: Sulmuesve të gazetarit Valon Syla iu ndërpritet paraburgimi
06/04/2026 - 22:44

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti po e dëshiron për President, siç u shpreh ai “një shmoklan”, duke përmendur emrin e Glauk...

Më shumëDetails

Kryeziu për rastet e fajdesë: Kanë krijuar mite që s’mund të preken, duhet ta dinë që nuk i prek kreyeprokurori, por ligji

Kryeziu për rastet e fajdesë: Kanë krijuar mite që s’mund të preken, duhet ta dinë që nuk i prek kreyeprokurori, por ligji
06/04/2026 - 22:38

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, në një intervistë në “Tempus”, tha se janë krijuar mite që personat që merren me fajde nuk mund të preken,...

Më shumëDetails

Haradinaj: Kurti nuk e ka pasur prioritet zgjedhjen e presidentit, po përfundojmë në zgjedhje

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
06/04/2026 - 22:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se kjo çështje...

Më shumëDetails

Morina: U harru mashtrimi gjigant i KEDS-it, një investim i madh i turqve gjendet pas shukatjes

Morina: U harru mashtrimi gjigant i KEDS-it, një investim i madh i turqve gjendet pas shukatjes
06/04/2026 - 22:03

Skandali i KEDS-it me kohën në njehsorët elektrik u shpërfaq javën e kaluar, por që disa ditë pas kjo temë thuajse është harruar. Përveç disa zyrtarëve të LDK-së...

Më shumëDetails

Skandali afro 1 milionësh në IML: Shkallë rreziku e salla që “noton” në gjak – Kush e lejoi këtë renovim?

Skandali afro 1 milionësh në IML: Shkallë rreziku e salla që “noton” në gjak – Kush e lejoi këtë renovim?
06/04/2026 - 21:28

Një investim prej mbi 800 mijë eurosh, i cili duhej ta shpëtonte Institutin e Mjekësisë Ligjore nga degradimi pas dy zjarreve shkatërruese në vitin 2023, është shndërruar në...

Më shumëDetails

Del video, ja momenti i plagosjes në Preview Bar

Del video, ja momenti i plagosjes në Preview Bar
06/04/2026 - 21:16

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë. Një përleshje fizike ka përfunduar me të shtëna...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë