Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LVV mban mbledhje nesër, Kurti paralajmëron se do ta propozojnë një kandidat për President

28/02/2026 - 19:32
në Kryesore, Lajme
A A
LVV mban mbledhje nesër, Kurti paralajmëron se do ta propozojnë një kandidat për President
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet nesër.

Aty do të diskutohet edhe për çështjen e Presidentit, siç paralajmëroi kryetari i kësaj partie, kryeministri Albin Kurti sot, pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Kurti tha se mbledhja nuk është thirrur “enkas” për Presidentin, por tha se do të diskutohet kjo.

“Ne do ta kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër. Natyrisht që mbledhjen e nesërme nuk e kemi thirrur enkas për çështjen e Presidentit të Republikës. E kemi thirrur para se gjithash, për shkak se është obligim statutor i yni kronologjik që t’i kemi katër mbledhje në vit, pra çdo tre muaj, dhe sidomos për shkak se sivjet, 2026-a është vit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.

Kurti paralajmëroi se LVV do ta propozojë një kandidat për president.

“Tash na duhen përgatitje të reja në LVV, por natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt”, tha ai.

I pyetur nëse kanë ndonjë emër konkret, Kurti tha:

“Ne nuk jemi përcaktuar për emër të veçantë. Ju e dini që Vetëvendosja është subjekt jo veçse i gjerë e i madh, por është më i madhi në Kosovën e pasluftës dhe besoj që nuk është vështirësia aty. Vështirësia do të jetë në hapat që na presin në vijim dhe uroj për një garë sa më demokratike, të hapur, dhe natyrisht sa më parë ta kalojmë edhe këtë sfidë”.

JU REKOMANDOJMË

Situata në Iran, reagon Erdogan: Ne jemi gati dhe të përgatitur!

Synimi i Turqisë për t’u bërë fuqi e madhe detare alarmon fqinjët e saj
28/02/2026 - 20:30

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke shprehur shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e tensioneve mes Shteteve...

Më shumëDetails

Deda për diskutimet për Presidentin: Ja epilogu – zgjedhje të reja në prill, ndërkohë bota në flakë

Ilir Deda: Çdo pushtet që e lufton median, humb!
28/02/2026 - 20:21

Analisti politik, Ilir Deda shesh zgjedhje të reja në prill, pas takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ku u diskutua çështja...

Më shumëDetails

Syla: Bedri Hamza i lajti duart mirë sa i përket ofertave për t’i ikë zgjedhjeve

Syla: Bedri Hamza i lajti duart mirë sa i përket ofertave për t’i ikë zgjedhjeve
28/02/2026 - 20:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se në takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti, ia ka bërë atij një “ofertë të fundit”, që president...

Më shumëDetails

Kurti do kuorum në seancën për Presidentin, i gatshëm t’ia sigurojë PDK’së 8 nënshkrime që ajo të dalë me kandidatin e saj

LVV mban mbledhje nesër, Kurti paralajmëron se do ta propozojnë një kandidat për President
28/02/2026 - 20:01

Kryeministri Albin Kurti e quajti “lajm të mirë” faktin që Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që president i vendit të zgjidhet një emër i propozuar nga kjo...

Më shumëDetails

Anulohen fluturimet në Tel Aviv dhe Dubai/ TIA: Anulimi pas konfliktit në Lindjen e Mesme

Anulohen fluturimet në Tel Aviv dhe Dubai/ TIA: Anulimi pas konfliktit në Lindjen e Mesme
28/02/2026 - 19:53

Autoritetet e transportit ajror kanë njoftuar se fluturimet drejt Tel Aviv dhe Dubai janë anuluar pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, njofton TIA. Sipas TIA-s, udhëtarët...

Më shumëDetails

“Rama ik”/ Berisha në shesh me protestuesit

“Rama ik”/ Berisha në shesh me protestuesit
28/02/2026 - 19:43

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalur nga selia e PD-së për të nisur protestën e pestë të opozitës. Berisha është shoqëruar me ovacione nga mbështetësit e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edon Zhegrova nominohet për t’u bërë pjesë e ekipit të vitit në “EA FC”, ja ku mund ta votoni

    Transferim i befasishëm, Zhegrova po kërkohet me ngulm nga gjiganti i Premier Ligës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Londrimit i ndodh e papritura pasi fitoi “BBVK 4”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • LVV fiton ‘betejën’ përballë PDK-së në Skenderaj, Mehani: Momenti më interesant ishte dalja e Sami Lushtakut nga salla gjatë votimit

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Blero mbështet këtë banor në finalen e BBVK-së, publikon votat

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Britania e Madhe nis aeroplanët drejt Lindjes së Mesme

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë