Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Macron: Trump ta ndalë luftën në Gazë nëse dëshiron ta fitojë “Nobelin”

24/09/2025 - 10:25
në Kryesore, Lajme
A A
Macron: Trump ta ndalë luftën në Gazë nëse dëshiron ta fitojë “Nobelin”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë çmimin “Nobel” për paqe, atëherë ai duhet ta ndalë luftën në Rripin e Gazës, tha të martën mbrëma presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Duke folur për televizionin francez BFM TV nga Nju Jorku, Macroni tha se vetëm Trump e ka fuqinë për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës.

“Nëse ka dikush që mund të bëjë diçka për këtë, atëherë ai është presidenti i SHBA-së”, tha Macron.

“Dhe, arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne, është sepse ne nuk furnizojmë armë që e bëjnë të mundur zhvillimin e luftës në Gazë. Ne nuk furnizojmë pajisje që e bëjnë të mundur luftën në Gazë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po”, shtoi ai.

Trump mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, ku i hodhi poshtë përpjekjet e aleatëve perëndimorë për ta mbështetur krijimin e një shteti palestinez, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte shpërblim për militantët e Hamasit.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

“Ne duhet ta ndalim menjëherë luftën në Gazë. Duhet të zhvillojmë bisedime për paqe pa vonesa”, tha Trump.

Duke folur fjalimin e Trumpit, Macron tha: “Shoh një president amerikan të angazhuar, që përsëriti këtë mëngjes nga podiumi: ‘Unë dua paqe. Kam zgjidhur shtatë konflikte’, një president që dëshiron Çmimin Nobel për Paqe. Ky çmim është i mundur vetëm nëse e ndal këtë konflikt”.

Vende si Kamboxhia, Izraeli dhe Pakistani janë në mesin e atyre që e kanë nominuar Trumpin për këtë çmim vjetor, për shkak të marrëveshjeve për paqes ose armëpushimeve që ka ndërmjetësuar.

Trump ka thënë se e meriton këtë çmim, të cilin e kanë fituar katër paraardhës të tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti Trump ka bërë më shumë për paqen se të gjithë të pranishmit në Kombet e Bashkuara së bashku”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.

“Vetëm ky president ka mundur të arrijë kaq shumë për stabilitetin global, sepse ai në mënyrë efektive e ka bërë Amerikën Sërish të Fortë”.

JU REKOMANDOJMË

Përfundon aksioni në ARBK: Tri zyrtare dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 15:53

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në ARBK, i cili u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Aksioni u krye në bashkëpunim dhe...

Më shumëDetails

Ministria e Punës del me njoftim për subvencionimin e rrymës

Në prill merret vendimi për tarifat e energjisë elektrike, s’dihet a do të ketë ulje
18/03/2026 - 15:43

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se që nga nesër, qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj: Albin Kurti nuk është më premtim. Ai është bilanc

Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
18/03/2026 - 15:36

Ramush Haradinaj e ka kritikuar Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij. Sipas Haradinajt, Kurti nuk është më premtim, por bilanc. Sipas tij edhe kur ai fiton, kriza nuk...

Më shumëDetails

Ministria e Mimoza Kusarit del me sqarim për praninë e njësive policore në ARBK

Ministria e Mimoza Kusarit del me sqarim për praninë e njësive policore në ARBK
18/03/2026 - 15:22

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton opinionin publik se sot ( e mërkure), në mëngjes, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kanë qenë të...

Më shumëDetails

Cakolli: Propozimi i LVV-së për tre anëtarë në KQZ bie ndesh me modelin ligjor, rikethehet debati i kot

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
18/03/2026 - 15:17

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj propozimit të LVV-së për tre kandidatë në përbërjen e KQZ-së, duke e cilësuar si një çështje të panevojshme...

Më shumëDetails

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, krijohen kolona të gjata

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, krijohen kolona të gjata
18/03/2026 - 15:10

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në magjstralen Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në Shupkovc, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Në aksident jane të përfshira dy vetura, nuk dihet nëse...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë