
Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka bërë sërish dekalrata të fuqishme dhe provokuese në rrjetin social Threads, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave.
Pak ditë më parë, reperi kishte shkruar një mesazh reflektues: “Para 15 vjetësh i ke numëruar në gishta konsumuesit e drogës, sot i numëron në gishta ata që s’e konsumojnë”.
Por më së fundi, ai ka bërë një tjetër postim që ka ngjallur reagime të shumta: “Edhe më shqetësuse është rritja e eskortave në vendet tona, eskorta që në shikim të parë duken normale, cilësohen si ‘modele’, ‘influencerka të rrjeteve sociale etj…edhe janë shumë të respektuara e të ngritura në shoqërinë tonë, ja kemi kaluar Bullgarisë, Moldavisë moti…”.