Majlinda Kurti ka shpallur zyrtarisht kandidaturën edhe për një mandat në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
“Pas një mandati katërvjeçar plot punë, përkushtim dhe suksese nën qeverisjen e kryetarit model Bedri Hamza, kemi dëshmuar se kur bashkohemi rreth vizionit dhe punës së ndershme, mund të sjellim ndryshime të mëdha për komunën tonë. Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gjithmonë me veprime se do ta ndjek rrugën e ndërtimit të shtetit me punë e përkushim, me lidership e dashuri për atdheun. Ky rrugëtim do të vazhdojë me kryetar Arian Tahirin në krye, për të vazhduar projektet që zhvillojnë qytetin tonë.” – shkruan ajo.
Postimi i plotë i saj:
Bashkë, edhe një garë, edhe një fitore! ❤️
Pas një mandati katërvjeçar plot punë, përkushtim dhe suksese nën qeverisjen e kryetarit model Bedri Hamza, kemi dëshmuar se kur bashkohemi rreth vizionit dhe punës së ndershme, mund të sjellim ndryshime të mëdha për komunën tonë. Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gjithmonë me veprime se do ta ndjek rrugën e ndërtimit të shtetit me punë e përkushim, me lidership e dashuri për atdheun.
Ky rrugëtim do të vazhdojë me kryetar Arian Tahirin në krye, për të vazhduar projektet që zhvillojnë qytetin tonë.
Si bashkëvendase e juaja, çdo kërkesë që keni bërë ka qenë për mua një përgjegjësi që e kam mbajtur në zemër derisa e kam realizuar. Do të vazhdoj t’u përgjigjem me sinqeritet dhe përkushtim, gjithmonë duke pasur në mendje të mirën e përbashkët.
Numri im në garë është 6️⃣, numri që përfaqëson punën time, përkushtimin dhe besimin tuaj.
Unë nuk dua e as nuk mund ta bëj këtë rrugëtim vetëm. Suksesi ynë është fryt i bashkimit, përkrahjes dhe punës së përbashkët.
Faleminderit që jeni gjithmonë pranë meje, besimi juaj më fuqizon çdo ditë!
Bashkë drejt fitores!