Analisti politik, Agon Maliqi, ka shkruar për rezultatin e zgjedhjeve dhe për krijimin e një qeverie të re. Maliqi ka thënë se me përkrahjen politike që ka marrë Kurti, me 47 deputetë, secili lider tjetër do të kisthe gjetur brenda 24 orëve vota në opozitë për të krijuar shumicën e re.
Megjithatë Maliqi thotë se Kurti s’është i mësuar me konsensus dhe s’është politikan i interesuar për të qeverisur por për të sunduar. Analisti politik, Agon Maliqi, ka kërkuar nga Kurti që të mos futet në konspiracione, t’i gjejë 5 apo 6 deputetë në opozitë ose të bëjë koalicion për Qeverinë e re, meqë askush s’po e pengon.
“Kryeministri është njeriu më i fuqishëm në vend dhe i ka fitu rreth 47 deputetë. Me këtë numër dhe me kaq shumë mbështetje popullore, cilido lider tjetër (Thaçi psh?) e kish përça opozitën brenda 24 orëve si dhe e kish kriju një shumicë që e respekton vendimin e sovranit, i cili qartazi e ka përcaktuar një fitues, por dikton konsensus. Por qeverisja me konsensus – siç tregon përvoja e atyre që ia lanë partinë apo edhe e presidentes aktuale – është fenomen i panjohur për këtë lider i cili nuk është i interesuar për të qeverisur por për të sunduar. Del në natën e zgjedhjeve dhe i quan hajvanë ata që i duhen për ta formuar qeverinë. Kurse tani gjen fajtorë dhe konspiracione në komunikime ëhatsapp-i mes njerëzve pa pushtet politik mbi asnjë parti. I ki 47 deputetë o i nderum, veç i gjen edhe 5-6 ose e bën një koalicion edhe s’ka kush që të ndalë për t’u bërë kryeministër”, ka shkruar Maliqi./Express