Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: Kurti, manipulues i papërmirësueshëm, do President dikë që të bëhet noter i interesave të Vetëvendosjes!

04/03/2026 - 13:04
në Lajme
A A
“Pushteti më takon mua dhe vetëm mua”, Maliqi me ironi për Kurtin: I meçëm dreqi, s’e lun topi nga bindja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nesër është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Megjithëse ka patur konsultime ndërmjet Kurtit dhe krerëve të dy partive opozitare, PDK dhe LDK, ende nuk ka një emër konkret të propozuar për këtë post.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” publicisti i njohur, Shkelëzen Maliqi.

Maliqi tha se kjo çështje po bëhet pak ‘lëmsh’ dhe se Kurti do dikë President që të bëhet noter i interesave të Vetëvendosjes.

Sipas publicistit, Maliqi, ai (Kurti) nuk e don as Vjosa Osmanin se i ka dalë jashtë kontrollit.

“Çështja e presidentit po bëhet lëmsh, sepse Albin Kurti nuk ka aspak sens për nevojën e konsesualitetit në zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët, mbipartiak. Derisa Kushtetuta e Kosovës parasheh që në postin më të lartë të zgjidhet dikush që përfaqëson unitetin dhe është i pranueshëm nga të gjitha partitë, Kurti e do dike që, si Vjosa Osmani, do të bëhet president noter i interesave të Vetëvendosjes. Nuk e do as Osmanin sepse ajo i ka dal jashtë kontrollit. Kurti madje hapur tha: “Pasi që s’po kemi kandidat koncesual, le të provojmë me kandidatët e propozuar nga partitë!” Sipas informatave të fundit, thuhet se Glauk Konjufca e ka refuazuar kandidaturën (mbase e kuptoi sa e pashëndoshme është që sërish të luaj rolin e xhokerit të çastit për hir të dështimit të procesit!), dhe po e kërkon ndonjë emër tjetër me peshë patriotike simbolike si Murat Jashari… në mënyrë që pastaj dështimin e zgjedhjes të presidentit t’ia atribuojë sërish opozitës” deklaroi Maliqi.

Ai tha se Kurti është ‘manipulues i papërmirësueshëm’ sepse sipas tij i njëjti mund t’a propozojë për President dikë që është profesor universitar ose nga shoqëria civile që i plotëson kriteret e përfaqësimit dinjitoz.

“Manipulues i papërmirësueshëm, sepse ai vetë me deputetët që i ka mund dhe duhet ta propozojë dikë që është profesori universiteti ose aktivist me renome te shoqëria civile, që plotësojnë kriterin e përfaqësimit dinjitoz” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Deri tani janë përmendu shumë emra për postin e Presidentit të ri të vendit madje edhe nga familja emblematike Jashari.

Ishte vetë Murat Jashari, emri i lakuar për këtë post i cili hodhi poshtë pretendimet publikisht s’e mund të jetë i propozuar për ketë post.

Edhe pak orë kanë mbetur nga afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit  të ri dhe ka raportime se Kurti pritet të takohet sërish me krerët e dy partive opozitare, Lumir Abdixhikun dhe Bedri Hamzën.

JU REKOMANDOJMË

Prishtina tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Prishtina tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
04/03/2026 - 13:59

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, të cilat do të...

Më shumëDetails

Presidenca turke: NATO rrëzoi një raketë iraniane që po vinte drejt Turqisë

Presidenca turke: NATO rrëzoi një raketë iraniane që po vinte drejt Turqisë
04/03/2026 - 13:57

Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot Drejtoresha e Komunikimit e Presidencës Turke....

Më shumëDetails

Kurti për emrin e Presidentit: Edhe unë jam kurreshtar, është çështje orësh

Kurti për emrin e Presidentit: Edhe unë jam kurreshtar, është çështje orësh
04/03/2026 - 13:55

Kryeministri Albin Kurti përmendi “çështje orësh”, ndërsa iu përgjigj gazetarëve kalimthi teksa po hynte në Kuvend për mbledhjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. I pyetur për emrin...

Më shumëDetails

Konjufca del nga Qeveria, i injoron pyetjet e gazetarëve “a keni emër për president”, “a jeni kandidat”

Konjufca del nga Qeveria, i injoron pyetjet e gazetarëve  “a keni emër për president”, “a jeni kandidat”
04/03/2026 - 13:42

Ministri për Punë të Jashtme, Glauk Konjufuca, emri i të cilit u përfol si kandidat i mundshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për President, u pa duke u larguar nga...

Më shumëDetails

Irani lëshon raketë drejt Turqisë, shkatërrohet nga mbrojtja ajrore e NATO-s

Irani lëshon raketë drejt Turqisë, shkatërrohet nga mbrojtja ajrore e NATO-s
04/03/2026 - 13:20

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë....

Më shumëDetails

Deputeti i PDK-së thotë se do të votojë pro Andin Hotit për president, por ka një kusht

Deputeti i PDK-së thotë se do të votojë pro Andin Hotit për president, por ka një kusht
04/03/2026 - 12:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar ndaj raportimeve se Andin Hoti mund të jetë kandidat i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë