Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: OJQ-të e mediat kryejnë punë me interes publik, praktika e pushteteve ka qenë të përdoren si instrumente politike

11/07/2025 - 09:24
në Lajme
A A
Urdhri i Trump për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID, Maliqi: Tani jemi në situatë pa qasje në qindra miliona
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se mediat dhe OJQ-të kryejnë punë me interes publik, dhe se të njëjtat kanë nevojë për mekanizma financimi prej taksave tona. Ao ka shtuar se pa mediat e OJQ-të s’do të kishte festivale kulturore apo raportime mbi abuzimet me pushtetin.

I njëjti ka theksuar se praktika e pushteteve ka qenë që mbështetja ndaj mediave dhe OJQ-ve të jetë arbitrare dhe të përdoret si mekanizëm për blerje të heshtjes apo për kthimin e tyre në instrumente politike.

‘‘OJQ-të dhe mediat kryejnë punë me interes publik. Pa to nuk do t’i kishim psh. gjithë këto festivale kulturore apo raportime mbi abuzimet me pushtetin. Për këtë arsye OJQ-të dhe mediat kanë nevojë për mekanizma financimi prej taksave tona, sidomos tani që mbështetja nga jashtë ka rënë. Por praktika e pushteteve ka qenë që mbështetja të jetë arbitrare dhe të përdoret si mekanizëm për blerje të heshtjes apo për kthimin e mediave dhe OJQ-ve në instrumente politike. Për këtë arsye duhet të gjindet një mënyrë e shkëputjes së kontrollit qeveritar (niveli qëndror apo komunal) mbi financimin publik të veprimtarisë së OJQ-ve dhe mediave. Një mënyrë mund të jetë duke ia bartur këtë përgjegjësi drejtpërdrejtë Kuvendit përmes krijimit të një Fondi të Interesit Publik, me mbikëqyrje nga të gjitha partitë parlamentare por edhe me figura jashtë politikës (votim i bordit me 2/3 të Kuvendit) si dhe me buxhet të vetin. Qeveritë dhe komunat mund të dizajnojnë politika ku shohin rol për OJQ-të dhe të ndajnë buxhet, por jo edhe t’i përzgjedhin ato – këtë punë mund dhe duhet ta bëjë vetëm një mekanizëm i pavarur prej pushteteve ekzekutive’’, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Nis greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin
Lajme

Nis greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin

11/07/2025 - 12:42
Disa deputetë të ish-opozitës ndezin mikrofonat pasi Dehari s’i la të flasin
Lajme

Disa deputetë të ish-opozitës ndezin mikrofonat pasi Dehari s’i la të flasin

11/07/2025 - 12:34
Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën
Lajme

Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën

11/07/2025 - 12:32
Ajatollahu i Iranit kritikon Perëndimin për Srebrenicën, akuzon për hipokrizi në të drejtat e njeriut
Lajme

Ajatollahu i Iranit kritikon Perëndimin për Srebrenicën, akuzon për hipokrizi në të drejtat e njeriut

11/07/2025 - 12:27
OKB njofton për 798 të vrarë në Gaza që nga maji, gjatë kërkimit të ndihmave
Lajme

OKB njofton për 798 të vrarë në Gaza që nga maji, gjatë kërkimit të ndihmave

11/07/2025 - 12:24
Familja e Liridona Ademajt pret “drejtësi të shpejtë” pas raportit psikiatrik të Murselit
Kryesore

Familja e Liridona Ademajt pret “drejtësi të shpejtë” pas raportit psikiatrik të Murselit

11/07/2025 - 12:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Therrja me thikë në Mitrovicë, Zahiti: Njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë