Malisheva ka shënuar fitore të thellë 4:0 në shtëpi ndaj Trepçës’89.
Soboëale, Rexhaj autogol, Shillova e Maliqi shënuan golat për vendasit që arritën një fitore të rëndësishme.
Me këtë triumf, tani Malisheva shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e gjashtë përkohësisht.
Në anën tjetër, mitrovicasit mbesin në vendin e nëntë me 11 pikë.
Ferizaj e Drenica kanë ndarë pikët në një barazim 1:1.
Kësisoj, Ferizaj mbetet i fundit në tabelë me nëntë pikë, kurse Drenica e pesta me 17 sosh.













