Julian Nagelsmann e ka sfiduar Sadio Manen që të jetë “më arrogant”, derisa ka insistuar që ylli i Bayern Munich “ende nuk e ka arritur kulmin e formës së tij” tek bavarezët.
Mane ju bashkua Bayernit nga Liverpool për 41 milionë euro dhe ai ka pasur një fillim modest në Allianz Arena, me Nagelsmann që beson se edhe më shumë do të vije nga ky lojtar, edhe pse po mendon shumë në finalizim të aksioneve.
“Ndonjëherë ai mund të jetë shumë kritik. Kjo për shkak se ai mendon më shumë”, tha Nagelsmann për gazetarët. “I kam thënë që ai duhet ta rrit vetbesimin pasi që kështu i tregon aftësitë e tij prej një lideri. Natyrisht, ne nuk kemi shumë kohë. Nëse të gjithë do ta presin atë për gjashtë të shohim çfarë ai mund të bëjë dhe çfarë nuk mund të bëjë, atëherë shumica e ndeshjeve të sezonit kanë përfunduar”.
“Pra, ai duhet të këtë pak më shumë vetëbesim, si ta them, të jetë më shumë arrogant në mënyrë pozitive. Më shumë së duhet nuk është mirë prapë. Por, nuk kam kritika për paraqitjen e tij. Nuk mendoj që ai e ka arritur kulmin e vetvetes deri me tani. Po shikojmë që ai të luajë edhe më mirë”.
Mane e zëvendësoi Robert Lewandowski në pozitën 9 pasi që sulmuesi u transferua të Barcelona dhe deri me tani ka shënuar 5 gola. Megjithatë, dy nga këto gola kanë ardhur në fitoren 7-0 kundër VfL Bochum, kurse Bayern ka barazuar në tri ndeshjet e fundit në Bundesliga.
Mane do të luajë sonte në mbrëmje në Ligën e Kampionëve, ku Bayerni pret në shtëpi Barcelonën për ndeshjen e tyre të dytë në grup.