Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Manipulimi i votave”: Përfaqësuesit e VV-së dhe PDK-së në KQZ fajësojnë shoqërinë civile për dështimin e tyre në monitorimin të votave

24/01/2026 - 15:45
në Lajme
A A
“Manipulimi i votave”: Përfaqësuesit e VV-së dhe PDK-së në KQZ fajësojnë shoqërinë civile për dështimin e tyre në monitorimin të votave

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarët e KQZ-së në asnjë mënyrë nuk po e pranojnë përgjegjësinë për skemën kriminale të manipulimit të votave për kandidatët në Prizren.

Ndonëse shoqëria civile nuk ka asnjë përgjegjësi shtetërore në organizimin, mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe numërimin e votave, përfaqësuesit e VV-së dhe PDK-së në KQZ-së kanë drejtuar gishtin në drejtim të OJQ-ve.

Alban Krasniqi i VV-së dhe Arianit Elshani i PDK-së kanë gjetur “fajin” te shoqëria civile për vjedhjen e votave, ani pse manipulimi i votave të kandidatëve për deputetë është bërë nga komisionerët e partive politike.

Duket se ata kanë harruar se KQZ-ja si institucion nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar keqpërdorimin e rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit pasi që asnjë vendvotim nuk është verifikuar gjatë kohës sa po ndodhte numërimi i votave të kandidatëve.

Gjatë debatit në emisionin “Kallxo Përnime”, ku u diskutuar tema “Vjelja e Votave”, kushtuar ngjarjeve të fundit ku në disa Qendra Komunale të Numërimit që janë përgjegjësi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zbuluar manipulimi i madh gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani është ankuar se numri i vëzhguesve në Qendra Komunale të Numërimit ka qenë shumë i vogël gjatë kohës kur është bërë numërimi.

“Të kam pyet edhe ty, në raport me procesin e vëzhgimit, a kanë pasë vëzhgues në Qendra Komunale të Numërimit? Numri i vëzhguesve ka qenë shumë i vogël. Në shumë komuna s’ka pasë hiç në ato ditë kur është bërë numërimi në Qendra Komunale”, ka thënë Elshani, duke iu drejtuar monitoruesit të zgjedhjeve nga shoqëria civile, Eugen Cakollit, i cili përfaqeson KDI-në.

Më i ashpër dhe më i drejtpërdrejtë është treguar përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi.

Madje, ai ka përdorur gjuhë akuzuese ndaj shoqërisë civile.

“Ti je kanë në gjumë me krejt anëtarët e shoqërisë civile kur ne e kemi hetuar këtë”, ka thënë Krasniqi.

Ai i ka kërkuar Cakollit që të bëhet vetëkritikë.

“309 kanë qenë prej KDI-së. Keni mujtë me shku. Në aspektin e përgjegjësisë, si ti si vëzhgues, si vëzhguesi i subjektit politik, e ka njëfarë mënyre obligimin qytetarë me shku edhe me vëzhgu një proces. Kush të ka ndalë me vëzhgu? Derisa nuk të ka ndalë, banu pak edhe vetëkritikë, që nuk e ki sensin e aktivizmit qytetar me dalë me vëzhgu edhe me ndihmu një institucion edhe me parandalu këtë”, ka thënë Krasniqi.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Cakollit.

“Ideja çka po thu ti është pse s’keni ardhë me na kqyrë qysh po vjedhim. Kjo nuk ka sens”, ka thënë Cakolli.

Në këtë debat është përfshirë gazetari, Kreshnik Gashi, i cili i ka quajtur të pandershme akuzat ndaj shoqërisë civile, derisa komisionerët janë paguar që të punojnë sipas ligjit.

“Është e pandershme me akuzu shoqërinë civile pse s’ka shku apo me i ba përgjegjës pse s’kanë shku me i monitoru zgjedhjet. Jemi tu e harru një sen, që na kemi pagu pare që këta komisionerët e partive, këta anëtarë të KKZ-ve me kry procesin qysh duhet. Dhe po lypin llogari prej do aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët nuk e marrin asnjë cent buxhet prej shtetit”, ka thënë Gashi.

Pas debatit, ka reaguar prapë Cakolli nga KDI.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se KQZ-ja po refuzon të marrë përgjegjesi për rastin e manipulimit të votave.

“Paramendojeni… flasin për “gjumë” ata që paguhen ta mbrojnë votën dhe procesin, por flenë kur duhet të marrin përgjegjësi publike për manipulimet brenda subjekteve të tyre. ‘Pritjet’ që shoqëria civile ta bëjë punën që ata e kanë për detyrë kryesore, janë thjesht përpjekje për shfajësim”, ka shkruar Cakolli.

Numërimi në KQZ pa masa verifikimi

Gazeta Nacionale ka raportuar disa ditë më herët se nuk dihet nëse KQZ ka mbikëqyrur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe nëse janë zbatuar vetë rregullat zgjedhore të nxjerra nga ky institucion për numërimin e votave.

Nacionale ka mësuar se asnjë masë parandaluese nuk është marrë nga KQZ për të parandaluar keqpërdorimin e rezultateve në Qendra Komunale të Numërimit dhe rrjedhimisht asnjë vendvotim nuk është verifikuar gjatë kohës sa po ndodhte numërimi i votave të kandidatëve.

Anëtarët e KQZ-së kanë vendosur për rinumërimin e 914 vendvotimeve vetëm pasi që siç është thënë në njoftimin zyrtar të KQZ-së, Sekretariati i KQZ-së ka bërë shikimin e video-incizimeve të kamerave në vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë.

Nëse ky veprim, i paparaparë në rregulloren e KQZ-së, nuk do të ndodhte, me shumë gjasë nuk do të kuptohej asnjëherë për ndërhyrjet në evidentimin e rezultatit zgjedhor. Kjo do të mund të verifikohej, vetëm në rast se PZAP do të kërkonte rinumërim të këtyre vendvotimeve.

JU REKOMANDOJMË

Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, por lajmet nuk janë të mira për konsumatorët

Lajm i keq: Rritet çmimi i naftës në bursë
11/03/2026 - 11:22

Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës e shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme është zbutur më tej. Një fuçi nafte Brent tregtohej këtë mëngjes për 88...

Më shumëDetails

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër
11/03/2026 - 11:18

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë një shënjestër në Lindjen e Mesme, pasi SHBA-ja dhe Izraeli dyshohet se shënjestruan...

Më shumëDetails

Zyrtari i LDK-së: Përflitet se Glauk Konjufca ishte deleguar në AAK si agjent i ShIK-ut

Zyrtari i LDK-së: Përflitet se Glauk Konjufca ishte deleguar në AAK si agjent i ShIK-ut
11/03/2026 - 10:33

Bajram Gecaj ka ende dilema për të kaluarën e pretenduar të Glauk Konjufcës në Shërbimin Informativ të Kosovës, temë që ishte diskutuar disa vite më parë në Kuvendin...

Më shumëDetails

Nagip Krasniqi del para gjykatës

Nagip Krasniqi del para gjykatës
11/03/2026 - 10:05

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ai përballet me akuzat e...

Më shumëDetails

Ky analist po thotë se Albin Kurti e ka djegë politikisht Vjosa Osmanin

Ky analist po thotë se Albin Kurti e ka djegë politikisht Vjosa Osmanin
11/03/2026 - 09:48

Analisti politik, Blerim Burjani ka folur për rrugëtimin e Osmanit pas përfundimit të mandatit të saj, më 4 prill.Sipas tij, Osmani ka dy rrugë, ose të formojë parti...

Më shumëDetails

Muhaxheri: LDK i ka lënë Osmanit një derë të hapur, nuk përjashtohet rikthimi i saj në këtë parti

Muhaxheri: LDK i ka lënë Osmanit një derë të hapur, nuk përjashtohet rikthimi i saj në këtë parti
11/03/2026 - 09:40

Analisti Arton Muhaxheri  thotë se, megjithëse Vjosa Osmani nuk e ka deklaruar hapur, ajo po përgatitet për një rikthim aktiv në politikë. Sipas tij, një nga opsionet mund...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Grenell i reagon ashpër Osmanit: ‘Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike’

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    328 Shpërndaje
    Shpërndaje 131 Tweet 82
  • Kjo është kërkesa urgjente e ambasadorit britanik për Vjosa Osmanin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë