Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maqedonci: Nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në e garanton forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes

11/05/2025 - 20:34
në Lajme
A A
​Maqedonci: FSK është gati, vendet mosnjohjes janë problem për në NATO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 13 qershor, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara pritet të firmosin dokumentin kornizë që garanton bashkëpunim më të gjerë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

Kjo marrëveshje pritet të ketë rëndësi të veçantë për mbrojtjen e territorit dhe për përforcimin e raporteve mes dy vendeve, ka thënë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje mes Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës e paralajmëroi një ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Maqedonci tha se nëpërmjet dokumentit, që e mbulon periudhën prej vitit 2025 deri më 2030, synohet të krijohet bashkëpunim afatgjatë me Shtetet e Bashkuara.

“Përmes kësaj marrëveshjeje do të specifikohen edhe më tej fushat e bashkëpunimit me qëllim arritjen e objektivave të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, rritjen e ndërveprueshmërisë në mes forcave tona, bashkëpunimin në fushën e Industrisë së mbrojtjes dhe kontributin e përbashkët të vendeve tona për paqen dhe sigurinë regjionale dhe globale”, ka deklaruar ai.

Ai tha se të këtilla marrëveshje e memorandume bashkëpunimi ushtarak nuk kanë për qëllim kërcënimin e ndonjë vendi, porse zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e bashkëpunimeve që kontribuojnë në përafrimin e Kosovës me NATO-n.

Maqedonci sqaroi se marrëveshja është pjesë e një procesi të nisur më herët, që ka marrë miratim në parim nga Qeveria, e që është përditësuar më pas.

Qeveria i pati dhënë miratim në mars marrëveshjes, me të cilën Kosova e SHBA-ja angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushat e planifikimit të mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake.

JU REKOMANDOJMË

Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)
HULUMTIME

Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)

12/05/2025 - 21:30
Baton Haxhiu i kundërpërgjigjet Sali Berishës: Kur bëja sondazhe për ty doktor, më besoje
Lajme

“FAJTORI E KA EMRIN SALI BERISHA”, Baton Haxhiu nga Tirana- flet për rezultatin e zgjedhjeve

12/05/2025 - 21:14
Koci: Ngërçi politik po e zbehë tej mase Albin Kurtin në elektorat
Kryesore

Koci: Ngërçi politik po e zbehë tej mase Albin Kurtin në elektorat

12/05/2025 - 21:01
ZRRE: Ne jemi të pavarur, Qeveria mund të ndikojë në uljen e faturave duke i subvencionuar konsumatorët
Lajme

ZRRE: Ne jemi të pavarur, Qeveria mund të ndikojë në uljen e faturave duke i subvencionuar konsumatorët

12/05/2025 - 20:42
Abdixhiku i përgjigjet Memli Krasniqit  që tha se opozita e djeshme duhet ta bëjë qeverinë: Askush sot nuk ka shumicë
Kryesore

Abdixhiku i përgjigjet Memli Krasniqit që tha se opozita e djeshme duhet ta bëjë qeverinë: Askush sot nuk ka shumicë

12/05/2025 - 20:30
QUINT dhe BE te Kurti, Hargreaves: Inkurajova formimin sa më parë të qeverisë së re
Kryesore

Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë

12/05/2025 - 20:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    263 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Shefqet Cakolli është biznesmeni të cilit iu sekuestruan asete në vlerë 2 mln euro

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Abdixhiku i përgjigjet Memli Krasniqit që tha se opozita e djeshme duhet ta bëjë qeverinë: Askush sot nuk ka shumicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Fundi i Shqipërisë”: Nezir Kraki pas fitorës së Edi Ramës në Shqipëri

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë