Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maqedonci: Nuk do të lejoj që dikush tjetër pos meje të jetë dera e VV-së në ministri

21/10/2024 - 20:49
në Kryesore, Lajme
A A
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së, janë ndër më të motivuarit nga të gjitha ushtritë – e thonë edhe të tjerët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

U takuan, megjithatë askush nuk tregoi se çka u bisedua në takimin e komandantes supreme të FSK-së, presidentes Vjosa Osmani dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

E ky i fundit, tregoi se në të nuk mori pjesë komandanti i FSK-së Bashkim Jashari për shkak të vizitës në SHBA.

Ai tha se informoi presidenten edhe për tema të tjera, por që kryesorja ishte ajo e furnizimit me ushqim në kazermat e FSK-së.“E kam siguruar dhe gjithashtu e kam njoftuar se që në asnjë moment, asnjë pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ka pasur mungesë të ushqimit, pavarësisht që është stërmadhuar çështja e ushqimit, në asnjë rast dhe asnjë ditë, asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka mbetur pa ushqim”, deklaroi Maqedonci.

Maqedonci pretendon se Ministria që ai udhëheq është cak i lajmeve të rreme, siç ishte çështja e dorëheqjes së tij e deri te humbja e armatimit, mbrapa të cilave thotë se qëndrojnë faktorë të brendshëm shkaku i fushatës por edhe të jashtëm që duan të destabilizojnë vendin.Por, është zëvendësi i tij Shemsi Syla për të cilin u tha shumë herë që po e destabilizon këtë Ministri.

Maqedonci mohon këtë, megjithëse çon edhe porosi për ata që tentojnë të ndikojnë në forma të tilla në vendimmarrje brenda Ministrisë së Mbrojtjes.“Mund të them me përgjegjësi të plotë se unë jam dera, e cila është e hapur, për të gjithë ata që kanë çështje rreth Ministrisë së Mbrojtjes, dhe nuk ka nevojë, dhe nuk do të ketë nevojë, por edhe nuk do të lejoj, që dikush tjetër të jetë dera e Vetëvendosjes apo cilësdo strukturë, brenda Ministrisë së Mbrojtjes”, shtoi Maqedonci.

Ministri Maqedonci foli edhe për largimin 119 ushtarëve që tha se paga, është ndër arsyet e fundit për largimin e tyre.Në Qeverinë Kurti, Ejup Maqedonci është ministri i dytë që udhëheq me fushën e Mbrojtjes. Para tij, në krye të kësaj ministrie ishte Armend Mehaj që u dorëhoq për arsye personale.

Maqedonci, ish-komandant i UÇK-së e pjesë e FSK-së erdhi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes si kuadër i jashtëm e jo partiak.

JU REKOMANDOJMË

Lajm i mirë nga Kryetari Ruzhdi Shehu: Ka nisur asfaltimi i rrugës Junik–Restavic
Lajme

Lajm i mirë nga Kryetari Ruzhdi Shehu: Ka nisur asfaltimi i rrugës Junik–Restavic

07/07/2025 - 23:20
Nazim Bllaca, burg, presion dhe lidhjet me Serbinë – si u përpoq të shantazhonte drejtësinë për lirim dhe përkrahje politike
Kryesore

Nazim Bllaca, burg, presion dhe lidhjet me Serbinë – si u përpoq të shantazhonte drejtësinë për lirim dhe përkrahje politike

07/07/2025 - 22:27
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Kryesore

SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

07/07/2025 - 22:13
Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes
Kryesore

Dërgohen në mbajtje pesë policët në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan – Dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”

07/07/2025 - 21:58
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Miftaraj: Shteti do duhej të sqaronte për publikun këtë situatë sonte
Kryesore

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Miftaraj: Shteti do duhej të sqaronte për publikun këtë situatë sonte

07/07/2025 - 21:48
Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme
Kryesore

Murati i reagon Përparim Ramës, insiston se Kuvendi po mbahet i bllokuar “nga opozita”

07/07/2025 - 21:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë pesë policët e suspenduar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë