Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish-Presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Në telegramin ngushëllues për familjen Thaçi, Maqedonci ndër të tjera ka shkruar se “Prindërit që i kanë përcjellur fëmijët e tyre me pushkë në krah, e mbajnë gjithmonë merak fatin e tyre”.
E plotë:
Prindërit që i kanë përcjellur fëmijët e tyre me pushkë në krah, e mbajnë gjithmonë merak fatin e tyre. Nga njëra përshëndetje në tjetrën, pa e ditur cila mund të jetë e fundit. E tillë ka qenë jeta e Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi, që vdiq pak ditë pas përshëndetjes së fundit me të birin.
Ngushëllime familjes Thaçi dhe të gjithë familjarëve e miqve të tij.