Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maqedonia e Veriut josh të rinjtë: 100 mijë € për çiftet që zgjedhin jetën në fshat

28/05/2025 - 17:39
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Maqedonia e Veriut josh të rinjtë: 100 mijë € për çiftet që zgjedhin jetën në fshat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të rinjtë që kanë braktisur fshatrat në Maqedoninë e Veriut, së shpejti mund të kenë një arsye të fortë për t’u kthyer në vendlindje madje edhe ata që planifikojnë të largohen, do të stimulohen për të qëndruar.

Projektligji, i cili aktualisht është në shqyrtim publik, parashikon që kjo shumë t’u ndahet çifteve të reja deri në moshën 40 vjeç, që vendosin të ndërtojnë një të ardhme në fshat përmes investimeve në bujqësi, raporton Euronewsalbania.

Mjetet do të mund të shfrytëzohen për ndërtimin ose rindërtimin e shtëpive dhe objekteve ndihmëse, blerjen e tokës dhe mekanizimit bujqësor, apo për krijimin e fermave.

Ligji parashikon edhe mbështetje për të rinjtë që duan të nisin një biznes të ri në fshat – në këtë rast, po ashtu mund të përfitojnë deri në 100 mijë euro.

“Shteti do të mbulojë deri në 70% të kostove për të siguruar prodhimet bujqësore – një ndihmë kjo e rëndësishme për kohën kur ndryshimet klimatike po sjellin gjithnjë e më shumë dëme,”

Parashikohet edhe mundësia për bashkëpunime mes fermerëve – nëse të paktën dy prej tyre fillojnë një projekt të përbashkët, ata do të kenë të drejtë për mbështetje financiare që mbulon deri në 70% të shpenzimeve për realizimin e aktiviteteve.

Përveç kësaj, për fermerët do të ketë ndihmë edhe për interesat e kredive dhe garancitë bankare – një mënyrë për të lehtësuar qasjen në financa për ata që duan të investojnë në prodhim, përpunim apo tregtim të produkteve bujqësore.

Ligji përfshin edhe ndihmë për blerjen e karburantit për makineritë bujqësore, përmes të ashtuquajturës “naftë e gjelbër”. Mbështetja mund të arrijë deri në 100% të kostove, por jo më shumë se 1,600 euro për çdo ekonomi bujqësore.

Dhe kur tregu dështon, shteti parashikon të ndërhyjë me një fond të posaçëm për të zbutur pasojat nga çrregullimet e tregut dhe rritja e kostove.

Ligji i ri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural është publikuar dhe do të jetë i disponueshëm për shqyrtim publik deri më 28 maj, ndërsa një seancë dëgjimore publike është planifikuar për 2 qershor.

JU REKOMANDOJMË

​20 qytetet më të pasura në botë
Kuriozitete

​20 qytetet më të pasura në botë

06/11/2025 - 10:54
Operacion i rrallë në QKUK, hiqet tumori me përmasa 16 centimetra
Lajme

Operacion i rrallë në QKUK, hiqet tumori me përmasa 16 centimetra

05/11/2025 - 13:22
Qeveria amerikane bëhet aksionare në një kompani për procesim të mineraleve të rralla
Kuriozitete

Qeveria amerikane bëhet aksionare në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

04/11/2025 - 13:06
Përdori avionin zyrtar për të parë të dashurën, shkarkohet zyrtar i lartë i FBI-së
Lajme

Përdori avionin zyrtar për të parë të dashurën, shkarkohet zyrtar i lartë i FBI-së

02/11/2025 - 19:26
Vidhen 15 palë këpucë në një xhami të Ferizajt
Lajme

Vidhen 15 palë këpucë në një xhami të Ferizajt

01/11/2025 - 17:16
Presidenti sirian jep “shembullin”: I mbyll zyrën vëllait për korrupsion
Lajme

Presidenti sirian jep “shembullin”: I mbyll zyrën vëllait për korrupsion

31/10/2025 - 22:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deputeti Artan Asllani konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën për Kryeministër

    Deputeti Artan Asllani konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën për Kryeministër

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndodh edhe kjo: Ky kandidat për kryetar komune tërhiqet nga gara e balotazhit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Mos më ik, mos më ik – VV ka për ta përmendur 2021 si atë që ka shkuar te miqtë…” , Debati i ashpër Buzhala – Hoxha

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rrëqethëse: Dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri dyshohet se janë mërgimtarë, kishin ardhur në të pamë për babanë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë