Marcelo Bielsa pritet të rikthehet në zejën e trajnerit.
Trajneri argjentinas prej vitit të kaluar kur u largua nga Leeds nuk ka drejtuar ndonjë skuadër, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa, sipas raportimeve ai është pranë që të marrë drejtimin e Kombëtares së Uruguait.
Tash e dy javë janë zhvilluar bisedime dhe marrëveshja aktualisht është në fazën finale.
Raportohet se marrëveshja verbale mes dy palëve është arritur dhe mbetet vetëm që Bielsa të nënshkruajë kontratën.












