Maroku ka bërë befasinë e radhës në Kupën e Botës. Në ndeshjen e dytë të Grupit F, marokienët mposhtën Belgjikën me rezultat 2-0. Abdelhamid Sabiri shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 73-të, për rezultatin 1-0.