Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas do të takohen javën tjetër në Arabinë Saudite, ka informuar një burim i afërt me CNN-in.
Dy palët janë duke punuar që t’i shtensionojnë marrëdhëniet pas takimit “katastrofal” ndërmjet presidentit Donald Trump dhe homologut të tij Volodymyr Zelensky, të premten e kaluar në Uashington.
Këshilltari i lartë për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, ka thënë të mërkurën se diskutimet midis dy ekipeve po intensifikohen në një raund të ri të negociatave.
“Po zhvillojmë biseda të mira për vendndodhjen e raundit të ardhshëm të negociatave, për delegacionet, dhe për substancën. Pra, vetëm në 24 orët e fundit që nga deklarata publike e Zelenskyt dhe pastaj bisedat e mëtejshme, të cilat unë do të t’i vazhdoj brenda, mendoj se do të shohim lëvizje në një periudhë shumë të shkurtër”, ka deklaruar Waltz.