Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Marrin vendime absurde”, “hije politike e opozitës” – krejt çka u tha nga sulmet ndaj Kushtetueses te reagimet e perëndimorëve

10/09/2025 - 08:15
në Kryesore, Lajme
A A
“Marrin vendime absurde”, “hije politike e opozitës” – krejt çka u tha nga sulmet ndaj Kushtetueses te reagimet e perëndimorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë objekt i sulmeve politike pas vendimeve të fundit që kufizuan veprimet e deputetëve dhe bllokuan procedurat për formimin e Qeverisë së re.

Deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca, të cilët e akuzuan Kushtetuesen për “funksionim si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes”, kanë nxitur reagime të ashpra brenda vendit dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Gjykata ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së saj si themel i shtetit të së drejtës dhe ka kërkuar respektim të vendimeve dhe integritetit të gjyqtarëve.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti kritikoi Kushtetuesen për vendimet që i ka marrë gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe ato të muajve të fundit lidhur me konstituim të Kuvendit.

Kreu i VV-së tha se Gjykata Kushtetuese “pa asnjë arsye” ka vendosur pezullimin, duke e krahasuar madje masën me një vendim imagjinar mjekësor për gjyqtarët.

Sipas tij, vendimi është “absurd dhe i dëmshëm” dhe përbën vonesë të qëllimshme në proceset shtetërore.

“Gjykata Kushtetutese po funksionon si një hije politike opozite e Vetëvendosjes. Mëqe tash u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe. Pa arsysheshëm, besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të Republikës të vegjetojnë deri më 30 shtator. Kjo është ngjajshëm sikur ministri ynë i Shëndëtësisë, Arben Vitia, të lëshoj një vendim mjeksor të ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Të vetmën dilemë që e kam është nëse kjo masë është më shumë absurde apo e dëmshme.

Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës. Është shumë absurd dhe shumë e dëmshme. Gati nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. 2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilës i adresohej opozita”, – deklaroi Kurti.

Në të njëjtën mbledhje, Glauk Konjufca paralajmëroi për një vendim që sipas tij do të kishte pasoja të rënda për sovranitetin e vendit.

“Gjykata nuk ka çka të interpretojë përtej Kushtetutës. Ose do të çelet rruga që Kuvendi të vazhdojë punën, ose do të shkojmë në zgjedhje të reja. Por skenari i tretë, që as nuk mund ta imagjinoj, do të ishte tradhti kombëtare – një skenar që do t’i jepte Listës Serbe dhe Beogradit të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës.”, tha Konjufca.

Po ashtu, edhe shefja e shtetit, Vjosa Osmani tha se “vendimet zbatohen, edhe pse mund të duken absurde. Pavarësisht sa nuk na pëlqejnë, i zbatojmë në plotni. Kushtetuta nuk ndalon komentimin apo kritikat profesionale ndaj vendimeve të gjykatës. Është normale dhe brenda normave demokratike.”

Reagim i Gjykatës Kushtetuese

Në një reagim zyrtar, Gjykata shprehi shqetësimin e saj lidhur me përpjekjet për të ushtruar presion ndaj punës së saj, duke theksuar se pavarësia e saj nuk është një privilegj i gjyqtarëve, por një shtyllë themelore e shtetit të së drejtës.

“Vetëm përmes respektimit të këtij parimi mund të garantohet një shoqëri e drejtë, demokratike dhe funksionale për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e Gjykatës. Çdo përpjekje për presion ndaj gjyqtarëve kushtetues përbën cenim të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thuhet në deklaratë.

Gjykata ka theksuar se vendimet e saj mbështeten vetëm në Kushtetutë, praktikën gjyqësore dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërsa çdo përpjekje për të relativizuar apo paragjykuar këto vendime është konsideruar si “e papërgjegjshme dhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit”.

Reagimet ndërkombëtare

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për përmbajtje nga ndërhyrjet në gjyqësor, pas akuzave të Kurtit ndaj Kushtetueses si “hije politike e opozitës”.

Nikola Gaon, zëdhënës i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha për Kohën: “Pikëpamja e Bashkimit Evropian në Kosovë është se një nga parimet themelore të sundimit të ligjit është pavarësia e gjyqësorit, dhe se roli i Gjykatës Kushtetuese është të interpretojë dhe udhëzojë për zbatimin e plotë të Kushtetutës. Është përgjegjësi e të gjithëve, përfshirë aktorët politikë dhe institucionet, të respektojnë këtë dhe të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje, përfshirë sulmet personale”.

Edhe shefi i misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, kërkoi ndalimin e sulmeve ndaj gjyqtarëve.

Ai shkroi në profilin e tij në rrjetin X: “Pavarësia gjyqësore është gurthemel i sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë. Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme.”

Reagimet e partive ish-opozitare

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Kurtin për tentativë shmangieje nga përgjegjësia.

“Kur përballet me sfida apo dështime, ai gjithmonë tenton të gjejë fajtorë të tjerë. Po akuzon Kushtetuesen dhe opozitën, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij. Për bllokimin e institucioneve përgjegjësia ka një emër: Albin Kurti.”, tha ajo.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi, duke e krahasuar sjelljen e Kurtit me një thënie popullore.

“Kjo ma kujton shprehjen: ‘hajni bërtet, kapeni hajnin’. Ai nuk flet për shkeljet që ka bërë vetë, por fajëson gjykatën. Të mos harrojmë, ata gjyqtarë janë zgjedhur nga Kuvendi legjitim i Republikës së Kosovës, e jo nga formacionet imagjinare të tij.”, shkroi Haradinaj.

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten një masë të përkohshme deri në fund të shtatorit ndaj Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Srpska, e cila nuk mori mbështetje për propozimin e saj për nënkryetar të Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Paçarizi: Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nisi që në fillim të mandatit presidencial

Rrahman Paçarizi: Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nisi që në fillim të mandatit presidencial
16/03/2026 - 22:28

Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, sipas opinionistit Rrahman Paçarizi, nuk ka nisur së fundmi, por që në fillim të mandatit të Osmanit si presidente.Sipas Paçarizit, marrëdhëniet...

Më shumëDetails

Gërvalla: Osmani nuk e gëzonte përkrahjen e Kuvendit, e propozuam Konjufcën si emër që bashkon

Kryediplomatja Gërvalla reagon pas vendimit që Lojërat Mesdhetare të mbahen në Prishtinë
16/03/2026 - 22:12

Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, ka folur në lidhje me situatën politikë në Kosovë. Në një intervistë për RTK, Gërvalla ka treguar se pse VV e nominoi Glauk...

Më shumëDetails

Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin

Syla: Ministria e Jashtme gënjeu, Manastirit ia falen tokat, por kushtet s’janë plotësuar
16/03/2026 - 22:01

Gazetari Valon Syla, ka thënë se Albin Kurti do përpiqet të bëhet “diplomat i mirë”. Por, ai thotë se do vazhdojë të jetë i vrazhdët brenda Kosovës, në...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik përshëndet kompromisin e Kurtit për ligjin për të huajt: U bë zgjidhje praktike

Ambasadori britanik përshëndet kompromisin e Kurtit për ligjin për të huajt: U bë zgjidhje praktike
16/03/2026 - 21:23

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkruar një status në lidhje me kompromisin e kryeministrit Albin Kurti me BE-në rreth zbatimit të ligjit për...

Më shumëDetails

Merz: Nuk do të marrim pjesë në luftën me Iranin

Merz: Nuk do të marrim pjesë në luftën me Iranin
16/03/2026 - 20:51

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit. “Na mungon mandati nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian ose...

Më shumëDetails

Importi dhe eksporti i energjisë elektrike në Kosovë arrijnë nivele rekord në janar

Importi dhe eksporti i energjisë elektrike në Kosovë arrijnë nivele rekord në janar
16/03/2026 - 20:19

gjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se në janar 2026 është shënuar një rritje e prodhimit bruto të energjisë nga hidrocentralet, si dhe një rritje e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

    Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë