Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrja peng e 39 vjeçarit nga Mitrovica në Vlorë, arrestohen tre persona, dalin edhe disa pamje

13/12/2025 - 21:39
në Pa kategori
A A
Marrja peng e 39 vjeçarit nga Mitrovica në Vlorë, arrestohen tre persona, dalin edhe disa pamje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e tre personave, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një 39-vjeçari nga Kosova.

Veriu.info mëson se personi i marrur peng ishte Fisnik Xhaka nga Mitrovica me vendbanim në Malmo të Suedisë.

Sipas policisë, ngjarja lidhet me një borxh të pashlyer, ndërsa i riu dyshohet se është mbajtur peng për rreth dy javë në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu”, në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë që tre të arrestuarit pritet të dalin përpara togave të zeza, pala mbrojtëse ka përgatitur materialet e saj. Në fashikujt e dorëzuar nga avokatët përfshihen video dhe fotografi, ku shfaqet i riu nga Kosova, i cilësuar nga policia si viktimë e pengmarrjes, së bashku me personat e arrestuar.

Në pamjet filmike dhe fotografitë e paraqitura, personat duken duke drekuar së bashku dhe duke u sjellë në mënyrë të qetë, çka sipas mbrojtjes tregon se ata njiheshin me njëri-tjetrin dhe se nuk bëhet fjalë për një situatë pengmarrjeje.

Sipas pretendimeve të palës mbrojtëse, i riu nga Kosova ka ardhur në Vlorë me valixhe dhe veshmbathje personale, me qëllimin për të qëndruar aty për një periudhë kohe. Mbrojtja thekson gjithashtu se denoncimi për pengmarrje është bërë nga motra e tij, e cila jeton në Suedi.

Avokatët pretendojnë se i riu u kërkonte para familjarëve për të shlyer një borxh, për të cilin kishte dalë garant, dhe se rasti është keqinterpretuar si pengmarrje sipas tyre.

Nga ana e shërbimeve të Policisë Gjyqësore, në banesën ku pretendohej se janë gjetur të rinjtë dhe pengu i tyre, është gjetur edhe valixhja me rrobat dhe veshmbathjet personale të tij, fakt që sipas mbrojtjes mbështet pretendimin se ai kishte shkuar aty për të qëndruar.

Edhe pse në pamje nuk dallohet qartë data dhe ora e regjistrimit, videot tregojnë se personat njihen mes tyre dhe komunikojnë lirshëm.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa pritet që gjykata të vlerësojë provat e paraqitura nga të dyja palët./TCH/

JU REKOMANDOJMË

Ushtarët amerikanë trajnohen për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve, KFOR tregon se si funksionon sistemi
Kryesore

Ushtarët amerikanë trajnohen për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve, KFOR tregon se si funksionon sistemi

12/12/2025 - 17:47
Dita për Dolcen dhe Edin nis me momente intime/VIDEO
Pa kategori

Dita për Dolcen dhe Edin nis me momente intime/VIDEO

12/12/2025 - 13:56
Kapen 300 mijë euro të zeza duke u futur në Kosovë
Lajme

Kapen 300 mijë euro të zeza duke u futur në Kosovë

11/12/2025 - 16:21
Smajljaj i ashpër me Qeverinë Kurti: Korrupsioni te ne është normalizuar
Lajme

Smajljaj i ashpër me Qeverinë Kurti: Korrupsioni te ne është normalizuar

11/12/2025 - 12:39
Izmir Zeqiri pas dorëzimit të detyrës në Zubin-Potok: Kryetari i ri i lëvizi simbolet e republikës brenda zyrës
Lajme

Izmir Zeqiri pas dorëzimit të detyrës në Zubin-Potok: Kryetari i ri i lëvizi simbolet e republikës brenda zyrës

11/12/2025 - 09:48
Çudi kosovare: Humbësi i zgjedhjeve në Obiliq, Xhafer Gashi, me lëvdata në piedestal për veten e tij: Xhafa ishte…
Pa kategori

Çudi kosovare: Humbësi i zgjedhjeve në Obiliq, Xhafer Gashi, me lëvdata në piedestal për veten e tij: Xhafa ishte…

10/12/2025 - 12:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • “Serbi, Serbi t’q*…”, një person largohet nga skena e vendosur në protestën në Shkup

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj pas sëmundjes së rrallë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bahtiri i’a atribuon vetes fitoren e Pecit: “Mu dashtë shumë me i dhanë zor” – Përkrahësi: “Valla mos t’u çojshi ju kohën e fundit me i dhezë motorat, ai hupi sikuse Isa Mustafa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rrezarta Krasniqi ngushëllon familjen Sadriu, pas vdekjes së djalit të tyre – Besnikut

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë