Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në

13/03/2026 - 20:28
në Kryesore, Lajme
A A
Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, është përballur sërish me akuza se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave, e njohur në mënyrë kolokviale si Udba.Këto pretendime dolën pas promovimit më 10 mars në ambientet e Parlamentit Evropian të librit “Komesarka”, të autorit slloven Igor Omerza, në të cilin paraqiten dokumente që sipas autorit provojnë se Marta Kos ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave.

Promovimin e organizoi eurodeputetja sllovene Romana Tomc, anëtare e Partisë Popullore Evropiane, grupimi më i madh politik në Parlamentin Evropian. Menjëherë pas promovimit, Tomc i dërgoi një letër Komisionit Evropian, duke iu referuar përmbajtjes së librit.

“Në dokumentet e reja sugjerohet se Marta Kos, si kandidate, ka gënjyer para komitetit parlamentar të Parlamentit Evropian, pasi deklaroi se kurrë nuk ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave”, shkroi Tomc në letrën e publikuar në rrjetet sociale.

Ajo e pyeti Komisionin Evropian nëse është në dijeni të pretendimeve të reja, nëse ka ndërmend t’i verifikojë dhe çfarë masash planifikon të marrë për të parandaluar mundësinë që Marta Kos të ketë gënjyer gjatë dëgjimit në Parlamentin Evropian, duke pasur parasysh se Komisioni është i detyruar të respektojë standardet më të larta të integritetit.

Megjithatë, Guillaume Mercier, zëdhënës i Komisionit Evropian përgjegjës për zgjerimin, mohoi se Komisioni ka marrë këtë letër.

“Komisionerja Kos ka kaluar një proces të gjerë dhe të detajuar verifikimi për t’iu bashkuar Kolegjiumit. Parlamenti Evropian miratoi emërimin e saj në të njëjtin proces si për të gjithë 27 komisionerët. Komiteti për Çështje Juridike i PE-së shqyrtoi deklaratën e saj të interesave dhe nuk konstatoi konflikt interesi. Komisioni Evropian nuk ka komente të tjera”, tha Mercier.

Drejtoria e Sigurisë Shtetërore (UDB, e njohur si Udba) u formua në Jugosllavi menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1946, ndërsa në vitin 1966 u riemërua në Shërbimin e Sigurisë Shtetërore.

Udba është e njohur për rolin e saj në përndjekjen e kundërshtarëve politikë në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa një pjesë e madhe e aktiviteteve të saj në dekadat pasuese ishte e fokusuar në ndjekjen dhe eliminimin e personave në diasporë që konsideroheshin si kundër interesave të Jugosllavisë.

Akuzat se Marta Kos ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave u shfaqën për herë të parë në vitin 2024 gjatë dëgjimit për konfirmimin e emërimit të saj si kandidate sllovene për komisionere evropiane. Në atë kohë, Kos i mohoi çdo lidhje dhe i quajti pretendimet si dezinformata.

Një zëdhënës i Partisë Popullore Evropiane konfirmoi për mediat se eurodeputetja Romana Tomc i kishte informuar në detaje anëtarët e grupimit për zbulimet më të fundit lidhur me komisioneren Marta Kos.

“Grupi do ta shqyrtojë me kujdes situatën. Për momentin vërejmë se komisionerja Kos nuk i ka mohuar këto zbulime të reja. Tani topi është në fushën e saj”, tha zëdhënësi i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian.

Eurodeputetët kanë paralajmëruar se do ta pyesin Martën Kos për pretendimet e reja gjatë debatit për zgjerimin në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), i planifikuar për të hënën më 16 mars. Megjithatë, Kos njoftoi të premten komitetin AFET se nuk do të mund të marrë pjesë në këtë debat.

“Herët a vonë do të duhet të vijë në AFET dhe nuk do ta ketë të lehtë”, tha një zyrtar nga radhët e Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian. /rel

JU REKOMANDOJMË

“Presidenti ju kërkon menjëherë”/ Momenti kur sekretari i Thesarit ndërpret intervistën, për të folur me Trumpin

“Presidenti ju kërkon menjëherë”/ Momenti kur sekretari i Thesarit ndërpret intervistën, për të folur me Trumpin
13/03/2026 - 21:26

Ndërsa ishte duke dhënë një intervistë, sekretari Thesarit të SHBA, Scott Besant e ka ndërprerë pasi iu komunikua se presidenti Donald Trump e kërkonte menjëherë. Pamjet kanë bërë...

Më shumëDetails

Shahini: Mbi 1 miliard euro kapital vendor u investua jashtë

Shahini: Mbi 1 miliard euro kapital vendor u investua jashtë
13/03/2026 - 21:07

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në EURO n’T7 ka alarmuar për ikjen e kapitalit privat nga Kosova.Sipas tij, derisa viteve të kaluara kemi folur vetëm...

Më shumëDetails

Pentagoni shton forcat në Ngushticën e Hormuzit

Pentagoni shton forcat në Ngushticën e Hormuzit
13/03/2026 - 20:45

Pentagoni amerikan ka vendosur të shtojë forcat e Marinës në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj sulmeve të Iranit në Ngushticën e Hormuzit. Dy zyrtarë amerikanë thanë për...

Më shumëDetails

Protesta në Jarinje, MPJD ka një thirrje për udhëtarët

Protesta në Jarinje, MPJD ka një thirrje për udhëtarët
13/03/2026 - 20:34

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin...

Më shumëDetails

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
13/03/2026 - 20:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë nesër në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen. Siç ka njoftuar Zyra e...

Më shumëDetails

Kurti e ftoi në takim, Haradinaj: Jemi në metrat e fundit që t’i kthehemi normalitetit

Bashkëpunimi me CIA, Haradinaj përmend afatin 25-vjeçar për të heshtur: S’do të guxoja të flisja po të mos e përmendte Rubin
13/03/2026 - 20:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosovës i duhet të shkojë aty ku përket, në familjen e NATO-s. “Sot vendi ynë ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, çka zbuloi autopsia?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Çfarë posti iu ofrua Osmanit nga Kurti, flet zyrtari i LVV-së

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë