Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Martin Berishaj e pranoi në Prokurori se u pagua “për këshillime” nga GEN-i i Beogradit

24/01/2026 - 13:14
në Kryesore, Lajme
A A
Martin Berishaj e pranoi në Prokurori se u pagua “për këshillime” nga GEN-i i Beogradit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, gjatë intervistimit të tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës në vitin 2025 e ka pranuar se është paguar “për këshillime” nga GEN-i dega në Beograd.

Ai ka pranuar se ka pasur qarkullim financiar të lartë, por ka deklaruar se të gjitha mjetet janë deklaruar dhe trajtuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Berishaj në deklaratën e tij para Prokurorisë ka thënë se para emërimit në pozitën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zagreb ka qenë i përfshirë në veprimtari biznesore të natyrës këshilluese përmes disa subjekteve afariste, përfshirë MB Consulting SHPK në Kosovë, MB Consulting d.o.o. në Mal të Zi dhe Myloja LLC, nga të cilat ka pranuar se është tërhequr para ose pas emërimit.

Ai tutje ka deklaruar se që nga 24.09.2021 nuk ka qenë më pronar apo i autorizuar në asnjë biznes; ndërsa deklaron tutje se veprimtaria e tij ka qenë ekskluzivisht konsulencë dhe këshillim politik lidhur me çështje energjetike në rajonin e Ballkanit, siç thotë pa qenë asnjëherë i përfshirë në shit-blerje apo ndërmjetësim të energjisë elektrike.

“Shërbimet këshilluese i ka ofruar për GEN Slovenia, ndërsa pagesat janë realizuar përmes GEN d.o.o. Beograd në bazë të autorizimeve të brendshme të këtij grupi, se të gjitha pagesat janë kryer përmes bankave dhe janë shoqëruar me kontrata e fatura përkatëse; pranon se përmes MB Consulting SHPK ka pasur qarkullim financiar të lartë, por deklaron se të gjitha mjetet janë deklaruar, janë trajtuar nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe se çdo obligim i konstatuar pas revizionit tatimor është paguar, duke theksuar se bëhet fjalë për borxh tatimor e jo shmangie nga tatimi; deklaron se në momentin e fillimit të detyrës si ambasador nuk ka qenë pronar apo bashkëpronar i ndonjë biznesi dhe për këtë arsye nuk ka deklaruar pasuri afariste në formularin e deklarimit të pasurisë; mohon çdo lidhje personale apo biznesore me persona apo institucione në Kosovë që merren me shit-blerje të energjisë; deklaron se raportimet mediatike ndaj tij janë të pabazuara dhe pranon se ka iniciuar padi për shpifje kundër një gazetari në Slloveni, duke theksuar në përfundim se dyshimet ndaj tij janë të pabazuara dhe se është i gatshëm të japë sqarime shtesë në çdo fazë të procedurës”, citohet të ketë thënë Berisha gjatë intervistimit të tij në Prokurori, në një dokument të publikuar nga VOX Kosova.

Martin Berishaj kishte tentuar ta prezantojë krejtësisht ndryshe rastin e tij para mediave në Kosovë. Ai kishte thënë se “është mbyllë more ajo çështje në Slloveni, hiqju përrallës”.

JU REKOMANDOJMË

Zyrtari i LDK-së: Përflitet se Glauk Konjufca ishte deleguar në AAK si agjent i ShIK-ut

Zyrtari i LDK-së: Përflitet se Glauk Konjufca ishte deleguar në AAK si agjent i ShIK-ut
11/03/2026 - 10:33

Bajram Gecaj ka ende dilema për të kaluarën e pretenduar të Glauk Konjufcës në Shërbimin Informativ të Kosovës, temë që ishte diskutuar disa vite më parë në Kuvendin...

Më shumëDetails

Nagip Krasniqi del para gjykatës

Nagip Krasniqi del para gjykatës
11/03/2026 - 10:05

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ai përballet me akuzat e...

Më shumëDetails

Ky analist po thotë se Albin Kurti e ka djegë politikisht Vjosa Osmanin

Ky analist po thotë se Albin Kurti e ka djegë politikisht Vjosa Osmanin
11/03/2026 - 09:48

Analisti politik, Blerim Burjani ka folur për rrugëtimin e Osmanit pas përfundimit të mandatit të saj, më 4 prill.Sipas tij, Osmani ka dy rrugë, ose të formojë parti...

Më shumëDetails

Muhaxheri: LDK i ka lënë Osmanit një derë të hapur, nuk përjashtohet rikthimi i saj në këtë parti

Muhaxheri: LDK i ka lënë Osmanit një derë të hapur, nuk përjashtohet rikthimi i saj në këtë parti
11/03/2026 - 09:40

Analisti Arton Muhaxheri  thotë se, megjithëse Vjosa Osmani nuk e ka deklaruar hapur, ajo po përgatitet për një rikthim aktiv në politikë. Sipas tij, një nga opsionet mund...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kur i ke numrat, por shteti bllokohet, problemi është te lidershipi

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
11/03/2026 - 09:19

Sipas analistit politik Dardan Sejdiu, kriza aktuale në vend nuk është kushtetuese, por lidhet me mungesën e udhëheqjes politike. Sipas tij, problemi nuk qëndron te mungesa e numrave...

Më shumëDetails

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit
11/03/2026 - 09:02

Pasditen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka arritur grupi i dytë i qytetarëve të cilët janë evakuuar nga Dubai, pas shpërthimit të luftës atje mes ShBA-së,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    328 Shpërndaje
    Shpërndaje 131 Tweet 82
  • Grenell i reagon ashpër Osmanit: ‘Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike’

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kjo është kërkesa urgjente e ambasadorit britanik për Vjosa Osmanin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë