Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MAShT del me komunikatë për procesin e teksteve shkollore dhe subvencionimin për nxënësit

03/09/2025 - 21:51
në Lajme
A A
Zëvendësministri i Arsimit jep detaje: Çmimet e librave do shtypen në kopertinë, aplikimi përmes e-Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Arsimit ka njoftuar se fillimi i vitit të ri shkollor është monitoruar nga afër dhe procesi i subvencionimit me tekste e materiale shkollore po zhvillohet me sukses.

MAShTI thekson se nxënësit e klasave VI-IX nuk duhet të blejnë libra, pasi ato bartën nga gjenerata e kaluar, ndërsa subvencioni prej 80 eurosh vlen vetëm për fletore dhe materiale tjera.

Lidhur me çmimet e teksteve, ministria tha se nuk ka pasur rol në përcaktimin e tyre dhe rastet po trajtohen nga Inspektorati i Tregut dhe Autoriteti i Konkurrencës. Subvencioni mbetet i garantuar për të gjithë nxënësit, përfshirë komunitetet joshumicë. MAShTI siguroi se janë shtuar masat e verifikimit për të shmangur abuzimet dhe se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa libra.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me fillimin e vitit shkollor 2025/2026

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përmes Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, ka monitoruar nga afër fillimin e vitit të ri shkollor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe koordinatorët e verifikimit në shkolla, është duke u monitoruar procesi i subvencionimit me tekste dhe materiale shkollore për të gjithë nxënësit.

Duke pasur parasysh disa adresime në media, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik lidhur me këto çështje:

1. Ashtu siç është njoftuar qysh në fund të vitit të kaluar shkollor, bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 13/2016, nxënësit e klasave VI-IX nuk kanë nevojë të blejnë tekste shkollore, pasi ato bartën nga gjenerata e kaluar. Menaxhimin e këtij procesi e ka bërë secila shkollë dhe, sipas raportimeve të komunave, ai është zhvilluar me sukses.
Çdo detyrim i prindërve për të blerë tekste për nxënësit e këtyre klasave është i paligjshëm. Subvencioni prej 80 eurosh është i destinuar vetëm për blerjen e fletoreve dhe materialeve të tjera shkollore.

2. Sa i përket ndryshimeve të çmimeve të paraqitura në kopertinat e teksteve shkollore, sqarojmë se MAShTI nuk ka pasur rol në përcaktimin e tyre, pasi nuk ka pasur proces tenderimi dhe rrjedhimisht as negocim të çmimeve. Këto shqetësime tashmë janë adresuar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (në kuadër të MINT) dhe në Autoritetin e Konkurrencës.
Çdo tendencë për manipulim apo përfitim të paligjshëm nga shtëpitë botuese do të trajtohet nga këto organe përkatëse, duke u ndërmarrë masat e nevojshme në kuadër të legjislacionit në fuqi.

3. Lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e komuniteteve joshumicë dhe për nxënësit me kujdestar ligjor, theksojmë se, ashtu si në vitet e kaluara, subvencioni është i garantuar për çdo nxënës që ndjek mësimet në institucionet e Republikës së Kosovës. Qëllimi ynë i përbashkët është që të mos mbetet asnjë nxënës pa tekste shkollore.

4. Disa portale kanë interpretuar raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin e kaluar si raport për procesin aktual, duke raportuar se disa prindër kanë përfituar padrejtësisht edhe pse fëmijët e tyre nuk kanë qenë pjesë e sistemit arsimor.

Theksojmë se këto raste të izoluara të vitit të kaluar tashmë janë adresuar dhe janë duke u trajtuar nga organet përkatëse. Për vitin aktual, MAShTI ka shtuar masat e verifikimit përmes moduleve shtesë, ku koordinatorët e shkollave inspektojnë dhe verifikojnë secilin nxënës në shkollën përkatëse, duke garantuar që askush të mos përfitojë pa u verifikuar.

Në fund, ftojmë të gjitha palët e përfshira në këtë proces, komunat, shkollat dhe organizatat që merren me arsim, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë sqarimet e nevojshme, në mënyrë që të shmanget dezinformimi tek prindërit dhe publiku i gjerë.

JU REKOMANDOJMË

Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon
Kryesore

Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

03/09/2025 - 22:57
Kusari: Presidentja Osmani më ka zhgënjyer në dy raste të mediave
Lajme

Kusari: Kurti i ka hy RTK-së me pllug – njerëzit e VV-së i kanë thënë gazetarëve pas intervistave se “do u largojmë”

03/09/2025 - 22:41
Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kuvendi nuk është i konstituar, Kurti ka një “fitore të Pirros”

03/09/2025 - 22:27
Nga 25 në 50%, Trump godet Indinë me dyfishim të tarifave
Lajme

Trump thotë do të zhvillojë bisedime për Ukrainën në ditët në vijim

03/09/2025 - 22:12
Nënkryetar i AAK-së: Kosova këtë vit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Lajme

Ardian Gjini: Dimal Bashën nuk e kisha votu kurrqysh hiç, Kuvendi nuk është i konstituar

03/09/2025 - 22:02
“Albin Kurti për herë të parë e ka shijuar një politikë të koordinuar me aleatët”- Ish kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi
Lajme

Arifi: Ndarja e votimit për nënkryetarët e pakicave ka alarmuar ndërkombëtarët, përbën shkelje të pastër kushtetuese

03/09/2025 - 21:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Momenti kur mbrëmë gjuajti me armë një person para market “Dielli” në Mitrovicë

    Pamje ekskluzive: Momenti kur mbrëmë gjuajti me armë një person para market “Dielli” në Mitrovicë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kryeziu-Enver Hasanit: S’je hartues i Kushtetutës, s’ke kaluar as nëpër korridoret e zyrave ku ne kemi punuar!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • U raportua si e zhdukur para dy vitesh, gjendet në Prevallë 27-vjeçarja nga Prizreni – refuzon të kthehet në shtëpi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nuredin ‘Drenica’ deklarohet pas seancës: Ky tuc të përgjigjet në Prokurori

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë