Rrjeti i marketeve Emona Center po vazhdon avazin e mashtrimit të konsumatorëve përmes zbritjeve të rrejshme.
Ky shampon shkruan se është në zbritje prej 14%, duke reklamuar se më parë ishte në shitje me çmim prej 2.09 euro ndërsa me zbritjen e tanishme është 1.79 euro, raporton Veriu.info.
Mirëpo, siç shihet në videon e bërë sot në pikën e Emona Center në ish shtëpinë e mallrave në Mitrovicë, çmimi paraprak nën tiketën reklamuese kishte qenë fillimisht 1.89 euro, e jo 2.09./Veriu.info
(Veriu.info i inkurajon lexuesit që çdo shqetësim të tyre ta lajmërojnë në inbox të faqes ose në [email protected], duke e dëshmuar me foto, video apo dokument)