Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘’Mashtrim e eskivim të ligjit për prona publike’’ – Opozita në Skenderaj fajëson komunën

05/10/2024 - 21:26
në Kryesore, Lajme
A A
‘’Mashtrim e eskivim të ligjit për prona publike’’ – Opozita në Skenderaj fajëson komunën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Opozita në Skenderaj akuzon komunën për mashtrim dhe eskivim të ligjit lidhur me pronën publike e cila u dha për ndërtim të banesave dhe lokaleve afariste. Derisa nga komuna e mohojnë këtë gjë, duke theksuar se gjithçka ka shkuar sipas rregullave ligjore.

Një parcelë u nda për ndërtim të banesave dhe lokaleve afariste.

Vendimin për këtë e mori kuvendi komunal në Skenderaj.

Kështu, prona publike në sipërfaqe prej 3000m2 iu dha për shfrytëzim afatgjatë p=r 99 vite të vetmit ofertues që kishte aplikuar.

Por për ndërtimin e zonës ndërtimore ka kundërshtime nga opozita.

“Ajo çka nuk pajtohemi ne si Vetëvendosje është që prona komunale me u dhënë për banesa. Veçmas duke e ditë faktin që komuna jonë ka mungesë të pronave. Dy çerdhet që janë duke u ndërtu aktualisht janë duke u ndërtuar në oborret e shkollave, në afërsi 10m prej shkollave sepse nuk kemi prona për çerdhe e për çështje tjera që kanë të bëjnë me interesin publik” tha Hysni Mehani nga VV-ja.

Madje sipas Mehanit kjo parcelë po jepet në kundërshtim me ligjin.

“Veç vlera e tokës kushton 1 milion euro, kjo pronë po jepet për 500 mijë euro edhe përfitues është veç privati. Komuna ka mashtru duke e paraqitë si numër të punësuarve nga investimi punëtorët që kanë me ndërtu banesën, e mbas tri vjete këtu nuk mbetet asnjë i punësuar, rrjedhimisht këta e paraqesin t’u provu me mashtru dhe me bo një eskivim të ligjit”, tha Mehani.

Prandaj ai bëri kërkesë për interpretim ligjor në MAPL.

“Natyrisht është obligim ligjor që të pritet sepse MAPL le të themi i validon vendimet e kuvendeve komunale në rast se të njëjtat janë në pajtueshmëri me ligjin ose jo”, tha avokati Ardian Bajraktari.

Mirëpo se gjithçka është kryer sipas rregullave ligjore e thotë kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

“E kemi pritë edhe konfirmimin e ligjshmërisë së MAPL-së dhe çdo procedurë është ndjekur me përpikërinë më të lartë. Nëse opozita është pjesë e kuvendit i ka shtru pyetjet e tyre dhe nuk kam pa që kanë pasë argumente, sido që të jetë unë ia njoh opozitës të drejtën deri në qiell të kundërshtojë por nuk mund të mbesim peng i askujt, duhet me ec përpara duke respektu në plotni interesin publik të komunës”, tha Nura.

Sipas vendimit të komisionit të kuvendit komunal, kjo pronë e paluajtshme do të shndërrohet në një pronë me ndërtim, gjelbërim dhe park.

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Lajme

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
Lajme

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

11/07/2025 - 22:49
“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë
Kryesore

“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11/07/2025 - 22:45
Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme

11/07/2025 - 22:29
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë