Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mashtrimi 1.5 milionësh me dokumenta të Serbisë, cili ishte roli i noteres në shitjen e pronës?

26/02/2026 - 15:39
në Kryesore, Lajme
A A
Mashtrimi 1.5 milionësh me dokumenta të Serbisë, cili ishte roli i noteres në shitjen e pronës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pronari i “Prishtina 205 Taxi”, Driton Restelica, po dyshohet se ka mashtruar për një pronë pranë “Spitalit Aloka” pronarin e kësaj të fundit, Halit Malokun. Vlera e dëmit që Restelica dhe tre të akuzuar të tjerë, sipas akuzave, është mbi 1,5 milion euro. Dosja e Prokurorisë prezanton një skemë të mirëmenduar mashtrimi, përmes dokumenteve të rreme nga Serbia, me qëllim të përfitimit milionësh, të ndarë në përqindje për Restelicën dhe të tjerët.

Maloku në një prononcim për Gazetën Insajderi ka pretenduar se e përfshirë në mashtrim është edhe noterja Erblina Krasniqi, e cila në dosjen e Prokurorisë është e paraqitur si dëshmitare.

Sipas Malokut, e njëjta ka pranuar dokumente me parregullsi teknike, ka proceduar pa dokumente ligjore dhe ka legalizuar dokumente me përmbajtje të rreme.

Çdoherë sipas tij, në pikën e nënvizuar në dokumentin e kontratës së shitblerjes, noterja thekson se shitësi deklaron se është beqar dhe se, sipas saj, paraqet dokumentet përkatëse të cilat i bashkangjiten aktit si shtojcë e veçantë.

“Megjithatë, në akt nuk është bashkangjitur asnjë dokument që vërteton statusin civil të shitësit si beqar.
Nuk figuron asnjë certifikatë apo dëshmi zyrtare që ta mbështesë këtë deklarim. Në realitet, personi i vërtetë M.T rezulton të jetë i martuar dhe me fëmijë”, ka thënë Maloku.


Në ditën e nënshkrimit të kontratës, sipas Malokut, Driton Restelica e pyeti noteren Krasniqi se si ishte e mundur që M.T të kishte dhënë autorizim, duke qenë se ai ishte person i palëvizshëm. Noterja deklaroi se të gjitha dokumentet janë në rregull dhe se kushtet për nënshkrimin e kontratës janë plotësuar, pa lënë hapësirë për diskutim të mëtejshëm.

“Megjithatë, në dalje te dera, noterja iu drejtua Muhamet Melit (personit të autorizuar) me fjalët: “Edhe certifikatat të cilat nuk m’i ke sjellë, të lutem m’i bjen të hënën.” Kjo përbën kundërthënie të qartë. Nga njëra anë deklarohet se dokumentacioni është i plotë dhe në rregull, ndërsa nga ana tjetër pranohet se dokumente të caktuara nuk janë dorëzuar”, ka deklaruar ai për Insajderin.

“Nga deklarata e noteres rezulton se ajo pretendon se ka pasur në dispozicion pasaportën dhe letërnjoftimin e shitësit, autorizuesit dhe blerësit, sipas rregullave noteriale. Megjithatë, në realitet, nuk ka ekzistuar letërnjoftim i shitësit dhe as dokumentacion i plotë identifikues. Është paraqitur vetëm një pasaportë e falsifikuar e personit të paraqitur si shitës. Kjo paraqet mospërputhje të drejtpërdrejtë ndërmjet asaj që noterja ka deklaruar dhe dokumentacionit real që ka qenë në dispozicion gjatë procedurës. Dëshmi, thënia e noterës në deklaratë”, vijojnë më tej pretendimet e Malokut.

Sipas tij, noterja Krasniqi ka vërtetuar dhe legalizuar një kontratë që nuk plotëson kushtet ligjore, gjë që sipas tij përbën precedent penal.

Çka thotë dosja e Prokurorisë?

Dosja e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, protagonist e prezanton biznesmenin Muhamet Melin, pronar të “Home Trade Agency”. Sipas organit akuzues, Meli përgjatë tetorit të 2025-ës ka falsifikuar një dokument publik si pasaportë të Serbisë dhe e ka përdorur të dhënat e një të dëmtuari dhe fotografinë e një personi tjetër.

Biznesmeni në fjalë me këtë dokument të falsifikuar ka hapur xhirollogari në Raiffeisen Bank dhe e ka përdorur për ta noterizuar kontratën për shitjen e një toke prej gjithsejtë 36,28 ari ndaj të dëmtuarit Halit Maloku, pronarit të “Spitalit Aloka”.

Çdoherë sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, biznesmeni Meli ishte dakorduar me të pandehurit Driton Restelica, pronar i “Prishtina 205 Taxi”, Shpend Bobaj dhe Burhan Zhinipotoku, që të përfitojnë tre për qind të vlerës totale të kësaj prone.

“Të pandehurit Muhamet Meli, Shpend Bobaj, Driton Restelica dhe Burhan Zhinipotoku, së bashku, shkojnë te noterja në Prishtinë dhe, duke e vënë në lajthim të dëmtuarin dhe noteren, i dëmtuari Halit Maloku dhe i pandehuri Muhamet Meli, i paraqitur si i autorizuar, e nënshkruajnë “Kontratën mbi shitblerjen e paluajtshmërisë” për sipërfaqen prej gjithsej 36.28 ari, në vlerë prej 1,578,180.00 euro. Pas kësaj, i dëmtuari Halit Maloku, më datën 06.10.2025, nga llogaria e tij bankare ka transferuar shumën prej 1,578,180.00 euro”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë.

Pronari i “Prishtina 205 Taxi”, Driton Restelica, sipas dosjes arrin ta vëjë në lajthitje edhe punëtorin e autorizuar të Komunës së Prishtinës në Zyrën Kadastrale. E paraqiti kontratën e shitblerjes, për të cilën e dinte se ishte lidhur mbi bazë dokumentesh të falsifikuara. Në bazë të kësaj kontrate, zyrtari, duke qenë në lajthim, e regjistroi pronën dhe lëshoi certifikatën e pronësisë në emër të Halit Malokut.

Sipas fjalëve të pronarit të “Spitalit Aloka” në polici, Halit Maloku si i akuzuar u takua më 13 gusht të 2025-ës, në ambientet e Spitalit “Aloka” me Shpend Bobaj, Burhan Zhinipotoku dhe Driton Restelica për shitblerjen e parcelave.

Shpend Bobaj, sipas Malokut, ka deklaruar se parcelat, ndonëse të regjistruara në emër të një personi tjetër, janë në pronësi reale të tij dhe se ka të drejtë t’i shesë, duke pretenduar se posedon autorizim (pa ia paraqitur atë).

Çmimi i dakorduar ka qenë 43,500 euro për ari, në total 1,578,180.00 euro. Për përgatitjen e dokumentacionit ka angazhuar Driton Restelicën. Duke u bazuar në deklarimin e noteres që ka rënë në lajthitje se dokumentacioni është në rregull, në bazë të asaj çfarë Maloku ka thënë në polici, e ka nënshkruar kontratën dhe ka kryer pagesën.

Më 16–17 janar të këtij viti më pas është kontaktuar nga një person nga Zvicra, i cili ka pretenduar se është pronari i vërtetë i pronës.

I dyshuari Muhamet Meli ka deklaruar në polici se fillimisht është takuar me Shpend Bobaj, të cilit i ka thënë se ka një tokë për shitje afër Spitalit “Aloka”. Sipas tij, Shpendi ka kontaktuar me Burhan Zhinipotokun dhe Driton Restelicën, të cilët më pas janë takuar me blerësin Halit Maloku në Prizren. Ka deklaruar se me të dyshuarit e tjerë janë marrë vesh që secili të përfitojë nga 3% e vlerës totale, por sipas tij kjo shumë ende nuk është shpërndarë.

Ndërkaq i pandehuri tjetër Shpend Bobaj ka thënë para policisë se me Halit Malokun është takuar në zyrën e noteres dhe se përmes WhatsApp-it e ka pyetur nëse është kryer pagesa.

I pandehuri Driton Restelica ka deklaruar se merret me patundshmëri dhe se njeh Halit Malokun, Muhamed Tosunin, Muhamet Melin, Shpend Bobaj dhe Burhan Zhinipotokun dhe ka pohuar se ka njohuri për kontratën e shitblerjes.

Burhan Zhinipotoku, i pandehur në rastin ku po dyshohet për mashtrim, ka deklaruar para policisë se merret herë pas here me ndërmjetësim në shitblerje të patundshmërive. Ka pohuar se njeh vetëm Shpend Bobaj dhe Driton Restelicën dhe se ka thënë se s’ka njohuri për këtë kontratë shitblerjeje, ndonëse ka pranuar se do të fitonte shumën prej 3 për qind në rast të shitjes së pronës.

Kërkesa për paraburgim, arsyetimet e Prokurorisë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ia ka parashtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Muhamet Meli, Shpend Bobaj, Driton Restelica dhe Burhan Zhinipotoku.

Të pandehurit dyshohet për veprat penale si në vijim: Falsifikim i dokumentit, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe mashtrim. Për këto vepra parashihet dënim deri në 10 vite burgim.

Prokuroria e arsyeton caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, duke shtuar se Muhamet Meli dhe Shpend Bobaj kanë të kaluar kriminale për vepra të ngjashme.

Po ashtu shton se duke pasur parasysh peshën e dënimit dhe rrethanat, ekziston rreziku real i arratisjes dhe shmangies nga përgjegjësia penale. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

“Kërkush s’mundet me u matë me Ramushin” – Arifi flet për skenarin e presidentit

“Kërkush s’mundet me u matë me Ramushin” – Arifi flet për skenarin e presidentit
26/02/2026 - 16:30

Teksa afron afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe partitë politike ende nuk kanë dalë me një emër konsensual, në studio të emisionit Rubikon...

Më shumëDetails

Sqarim: Droga dhe ari në Bullgari nuk u kapën në kamionin e kompanisë kosovare – pamjet u përdorën vetëm për ilustrim

Sqarim: Droga dhe ari në Bullgari nuk u kapën në kamionin e kompanisë kosovare – pamjet u përdorën vetëm për ilustrim
26/02/2026 - 16:15

Mediumi bullgar “BTV Novinite” raportoi të enjten në mëngjes se një kamion ishte kapur me kokainë dhe ar gjatë kalimit kufitar në pikën Kapitan Andreevo në Bullgari. Gjatë...

Më shumëDetails

Këto janë krejt afatet dhe procedurat për zgjedhjen e presidentit

Festat e fundvitit/ Presidenca ndan 4600 euro për dekorim (Dokument)
26/02/2026 - 15:32

Së paku dy kandidatura me tridhjetë nënshkrime të deputetëve nevojiten për ta thirrur seancën e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, thotë njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu. Duke shpjeguar...

Më shumëDetails

Takimi Osmani-Prattipati, siguria rajonale dhe anëtarësimi në NATO në fokus

Takimi Osmani-Prattipati, siguria rajonale dhe anëtarësimi në NATO në fokus
26/02/2026 - 15:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për...

Më shumëDetails

Parandalohet futja e një telefoni mobil në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e një telefoni mobil në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
26/02/2026 - 14:54

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, gjatë një vizite familjare është parandaluar një tentativë për futjen e një telefoni mobil, si kontrabandë brenda institucionit. Vizita është ndërprerë...

Më shumëDetails

Gani Geci: Vjosa Osmani në hollin e Kuvendit më ka thanë që Kurti e ka shkelë Kushtetutën me Marrëveshjen e Ohrit

Gani Geci: Vjosa Osmani në hollin e Kuvendit më ka thanë që Kurti e ka shkelë Kushtetutën me Marrëveshjen e Ohrit
26/02/2026 - 14:48

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, në një intervistë në Kosova Live të T7 ka treguar edhe për një bisedë që thotë se e ka pasur me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    249 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 62
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    780 Shpërndaje
    Shpërndaje 312 Tweet 195
  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë