Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mashtroi investitorët gjermanë, kosovari akuzohet se mori 42 milionë euro përmes Call Center-it në Kosovë

29/04/2022 - 09:30
në Kryesore, Lajme
A A
Mashtroi investitorët gjermanë, kosovari akuzohet se mori 42 milionë euro përmes Call Center-it në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një nga proceset më të mëdha të mashtrimit që është zhvilluar ndonjëherë në Republikën Saarland, pritet të fillojë të martën në Gjykatën e Landit në Saarbrücken.

Bëhet fjalë për mashtrim online, ku thuhet se mbi 1 mijë e 100 investitorë janë mashtruar, humbjet e të cilëve janë më shumë se 40 milionë euro.

Në këtë rast është i akuzuar një 29-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

Azem S., akuzohet nga Prokuroria Publike për mashtrim të përmasave të mëdha. Ai dyshohet se është pjesë e një bande që u ka grabitur investitorëve kursimet e tyre përmes platformave tregtare online.

Në portalet e tregtimit online të quajtura “XMarkets.com”, “Zoomtrader”, “Option888”, “TradeInvest90” dhe “TradoVest” operatorët ofronin baste financiare gjoja fitimprurëse. Sipas Prokurorisë Publike, konsulentët nga qendrat e thirrjeve (Call Center) të Europës Lindore kanë bindur investitorët që të transferojnë gjithnjë e më shumë para në portalet në fjalë.

Në fund ato para kryesisht “zhdukeshin”. Paratë e depozituara nga investitorët e mashtruar mësohet se vetëm formalisht kanë hyrë në bastet financiare, por në fakt kanë shkuar direkt në xhepat e mashtruesve të dyshuar, shkruan sr.de (Saarländischer Rundfunk).

E një ‘Call Center’ të tillë në Kosovë akuzuohet se e ka udhëhequr 29-vjeçari kosovar së bashku me një partner.

Avokati i tij mbrojtër nuk ka dashur të komentojë mbi akuzat që rëndojnë klientin e tij, por ai ka kritikuar faktin se klienti i tij ka qëndruar prapa hekurave për më shumë se dy vjet e gjysmë pa vendim gjyqësor.

Në verën e vitit 2019, hetuesit nga Saarbrücken-i së bashku me autoritetet kosovare kishin mbyllur qendrën e thirrjeve . Pak më vonë 29-vjeçari ishte arrestuar teksa ndodhej me pushime verore në Shqipëri. Më pas ai është mbajtur në paraburgim në pritje të ekstradimit për rreth një vit, ndërsa ka pritur gjykimin e tij në Gjermani që nga vera e vitit 2020.

Dëmi që i atribuohet bandës, së cilës thuhet se i përket kosovari është i madh: vetëm lënda që po trajton procesi para gjykatës së landit përfshin një humbje prej rreth 42 milionë eurosh, të shpërndara midis mbi 1100 investitorëve.

Sipas zyrës së prokurorit publik, dëmi më i lartë që ka pësuar një individ është 5.5 milionë euro, ndërsa mesatarja është 35 mijë euro për person të prekur.

Gjykata merret vetëm me rastet në të cilat i dëmtuari ose ka bërë kallëzim penal ose dëmi ka qenë mbi 5000 euro. Prandaj, dëmi total i shkaktuar nga banda është edhe shumë më i lartë. Pas një analize të të dhënave, hetuesit supozojnë se dëmet në fakt kanë qenë rreth 115 milionë euro. Prandaj, sipas prokurorisë publike, ky është edhe rasti më i madh i mashtrimit për të cilin autoritetet e kësaj republike kanë zhvilluar ndonjëherë ndjekje penale.

Aktakuza ka 728 faqe dhe të gjitha dokumentetmarrë së bashku janë të ndara në 866 dosje. Paraprakisht gjykataka ka caktuar 28 data për shqyrtimin kryesor.

Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe i dyshuari kryesor aktual, i cili besohej se ishte kreu i grupit. Ai ishte fillimisht në paraburgim në Vjenë dhe më vonë në Saarbrücken. Ai ka vdekur në verën e vitit 2020 në burgun Lerchesflur nga një mbidozë droge, përcjell albinfo.ch.

Rrethanat e sakta të vdekjes së tij mbeten të paqarta.

JU REKOMANDOJMË

Çka pritet të ndodh pas 30 ditësh nga vendimi i Kushtetueses? – Flet ish anëtari i saj Kadri Kryeziu
Kryesore

Çka pritet të ndodh pas 30 ditësh nga vendimi i Kushtetueses? – Flet ish anëtari i saj Kadri Kryeziu

27/06/2025 - 02:42
Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap derën për marrëveshje të tjera paqeje
Lajme

Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap derën për marrëveshje të tjera paqeje

27/06/2025 - 02:36
Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
Kryesore

Enver Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26/06/2025 - 23:32
Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
Lajme

Gruda i PDK-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore

26/06/2025 - 22:59
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lajme

Reagon Peci pas zyrtarizimit të kandidaturës: Mitrovica do të ketë një trajtim të ri

26/06/2025 - 22:52
“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
Lajme

“Kushtetuesja nuk mundet me e kry punën e politikës – Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërndarja çon në zgjedhje”, Valon Syla për vendimin e Gjykatës

26/06/2025 - 22:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë