Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mati” ku u sekuestruan mbi 2 milionë euro – këta janë personat që u arrestuan shtatorin e vitit të kaluar

12/05/2025 - 10:23
në Kryesore, Lajme
A A
Vrasja në Malishevë: Dorasi dhe viktima ishin të njohur mes vete
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në vazhdën e hetimeve në kuadër të rastit të koduar “Mati”, është sekuestruar pasuri shtesë në vlerë mbi 2 milionë euro.

Hetimet për këtë rast po zhvillohen në drejtim të veprës penale “shpëlarja e parasë”, ndërsa rasti mbetet aktiv dhe nën mbikëqyrjen e ngushtë të prokurorit të çështjes.

Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, për këtë rast ishin arrestuar tre persona: Viladan Cakolli, Shefqet Cakolli dhe Edvan Cakolli.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me pastrim parash.

Në njoftimin e fundit, PSRK bën të ditur se pasuria e sekuestruar deri më tani ka arritur vlerën prej rreth 2,286,054.00 euro.

“PSRK njofton opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 euro. Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C.”, thuhet në njoftim.

Me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special thuhet se janë sekuestruar “20 njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro; 2 lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro; 17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro; 6 depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 Euro”.

Në njoftim thuhet se për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë.

JU REKOMANDOJMË

“Nga Dardania në Pavarësi” – Më 3 prill hapet ekspozita e Emine Jetishit në ambasadën e Kosovës në Lubjanë

“Nga Dardania në Pavarësi” – Më 3 prill hapet ekspozita e Emine Jetishit në ambasadën e Kosovës në Lubjanë
30/03/2026 - 18:49

Ambasada e Kosovës në kryeqytetin e Sllovenisë njofton se më 03 prill hapet ekspozita e artit me “Nga Dardania në Pavarësi”, me ç’rast ka ftuar gjithë ata që...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë
30/03/2026 - 18:30

Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen e rëndë që kishte ndodhur në muajin janar në një argjendari në qendër të Prishtinës. Bëhet fjalë për Xhafer Vllahiun,...

Më shumëDetails

Zhduket një 76-vjeçar nga Fushë Kosova, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket një 76-vjeçar nga Fushë Kosova, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij
30/03/2026 - 18:17

Një person nga Fushë Kosovë është zhdukur dhe familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për t’a gjetur atë. Bëhet fjalë për Qani Rexhepin, 76-vjeçar, i cili...

Më shumëDetails

Kjo është vepra penale me të cilën po hetohet Shkëlzen Gashi- Dokument

Nushi: Shkëlzen Gashi e ka shitë librin e masakrave nëpër diasporë kah 55 franga
30/03/2026 - 17:45

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka lëshuar një autorizim drejtuar Policisë së Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave ndaj Shkëlzen Gashi, nën dyshimin për nxitje të...

Më shumëDetails

Kushtetuesja merr vendim edhe për kërkesën e presidentes Osmani, për anëtarët e KQZ-së

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
30/03/2026 - 17:42

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që kërkesa e paraqitur nga Presidentja e vendit për konflikt kompetencash lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të...

Më shumëDetails

Kushtetuesja e hedh poshtë kërkesën e Albulena Haxhiut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit”

Kushtetuesja e hedh poshtë kërkesën e Albulena Haxhiut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit”
30/03/2026 - 17:23

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuesja njoftoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Haxhiu paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave të LVV-së për presidentin nëse ka konsensus

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë