Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Matjet e Gallup tregojnë për jetë më të mirë në nivel global, trend “lulëzimi” edhe në Evropën Juglindore, Kosova po ashtu del mirë

16/08/2025 - 20:15
në Lajme, Lifestyle
A A
Matjet e Gallup tregojnë për jetë më të mirë në nivel global, trend “lulëzimi” edhe në Evropën Juglindore, Kosova po ashtu del mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë.

Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë?

Vlerësimet e qytetarëve të Kosovës për jetesën e tyre

Gjatë dekadës së fundit, përqindja e qytetarëve që thonë se jeta e tyre po ecën shumë mirë është përmirësuar për 20 pikë përqindjeje (ose më shumë) në 12 shtete të botës, përfshirë disa të rajonit, si Serbia e Bosnje e Hercegovina.

Ndryshim të ngjashëm, por negativ, ka përjetuar edhe Zvicra.

Megjithatë, asnjë shtet në botë nuk ka shënuar ndryshim më të madh sesa Kosova, ku përqindja e qytetarëve të kënaqur është rritur nga 11 në 51 për qind.

Çfarë fshihet prapa këtij trendi pozitiv?

Për autorët e këtij hulumtimi, të publikuar në fund të korrikut të këtij viti, “ta kuptosh se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre është një matës i rëndësishëm i progresit njerëzor” pasi, sipas tyre, format e tjera të matjes së progresit – si përmes Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) – “nuk arrijnë të tregojnë nëse njerëzit po jetojnë mirë”.

Sipas tyre, tani raportohet një nivel më i lartë i kënaqshmërisë me mirëqenien për shkak se ka më shumë optimizëm për standardin e jetës, për liritë personale dhe mirëqenien e fëmijëve.

Përpos ndjenjës së respondentëve, qendra Gallup i bazon matjet e tyre në disa indikatorë.

Kur raportuan se jeta e tyre po ecën shumë mirë, qytetarët e Kosovës thanë se kanë më pak probleme shëndetësore; më pak ditë kur kanë qenë të sëmurë; më pak shqetësim, stres, mërzi e zemërim; dhe më shumë lumturi, kënaqësi, interesim dhe respekt.

Trendi global

Ky trend pozitiv vërehet edhe kur merret parasysh mesatarja në botë. Numri i atyre që e vlerësojnë jetën e tyre pozitivisht po rritet me kalimin e viteve, ndërsa i atyre që thonë se po vuajnë po zvogëlohet.

Sipas Qendrës Gallup, përmirësimi vërehet te të rinjtë e të vjetrit, te burrat e te gratë, por jo në të gjitha rajonet njësoj.

Mënyra se si Gallup i bën këto matje është e thjeshtë. Qytetarëve u shtrohet kjo pyetje:

Mendojeni një shkallë me nivele nga 0 deri në 10. Niveli i dhjetë simbolzon jetën më të mirë të mundshme për juve dhe niveli zero simbolizon jetën më të keqe të mundshme për juve. Në cilin nivel do ta vendosnit veten sot? Po pas pesë vjetësh?

Përgjigjet nga 0 deri në 4 llogaritet si i përkojnë kategorisë “në gjendje të rëndë”, nga 4 deri në 7 “në vështirësi”, dhe mbi 7 “në gjendje të mbarë”.

Edhe rezultati është i thjeshtë. Në botë, mesatarja e përgjigjeve për vitin e kaluar ishte 5.9, ndërsa pritshmëritë për të ardhmen arritën nivel më të lartë, me përgjigje mesatare prej 7.2.

JU REKOMANDOJMË

Teherani: Nuk i kemi përdorur ende armët më të përparuara që kemi

Teherani: Nuk i kemi përdorur ende armët më të përparuara që kemi
03/03/2026 - 20:05

Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i kanë përdorur armët më të përparuara...

Më shumëDetails

Trump e pret në takim kancelarin Merz, tregtisë me Spanjën i vë vija të kuqe

Trump e pret në takim kancelarin Merz, tregtisë me Spanjën i vë vija të kuqe
03/03/2026 - 19:48

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në Iran dhe zhvillimet ushtarake në rajon....

Më shumëDetails

Vllasi: Presidenti të zgjidhet tani, shkuarja në zgjedhje të reja çmenduri!

Vllasi: Presidenti të zgjidhet tani, shkuarja në zgjedhje të reja çmenduri!
03/03/2026 - 19:42

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet të zgjidhet tani, aq më tepër...

Më shumëDetails

Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin
03/03/2026 - 19:29

Në çështjen gjyqesore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuqit të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, u mor vendim...

Më shumëDetails

SHBA-ja mbyll ambasadën në Bejrut

SHBA-ja mbyll ambasadën në Bejrut
03/03/2026 - 19:21

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thotë se “do të jetë e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm”. “Të gjitha takimet e tjera të...

Më shumëDetails

Trump: Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja kanë qenë ‘shumë jobashkëpunuese’

Trump: Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja kanë qenë ‘shumë jobashkëpunuese’
03/03/2026 - 19:12

Presidenti amerikan, Donald Trump, në konferencën për shtyp bashkë me Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, për herë të dytë ka folur flet për marrëdhënien e SHBA-së me Mbretërinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ministri i Jashtëm iranian i kishte bërtitur të dërguarit të posaçëm të Trumpit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë