Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Matoshi: Kurti s’e njeh bashkëpunimin, bën Qeveri vetëm me një parti ose grupacion i cili i nënshtrohet dominacës së tij!

18/10/2025 - 21:32
në Lajme
A A
Kurti tha se “nuk jemi prishur me Amerikën” – Matoshi: Ai e di çfarë mesazhi ka marrë nga CIA dhe Ambasada Amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuari i radhës në Blic interview me Astrit Gashin është analisti politik, Halil Matoshi.

Matoshi tha se Kurti po e mban vendin tash e sa muaj pa institucione ndërsa po mundohet për një javë me ia hedh fajin Listës Serbe.

“Zoti Kurti me vetë faktin se nuk i ka përmbush pritjet e elektoratit e qytetarëve të Kosovës me iu dhënë institucione legale, shkelje më të madhe nuk ka përpos me e blloku sistemin sepse e mban vendin 7 muaj pa institucione dhe për një javë mundohet me ia gjujt krejt fajin Listës Serbe, për një javë që e ka blloku” deklaroi ai.

Analisti politik, Halil Matoshi, tha se partitë shqiptare nuk munden t’a bëjnë Qeverinë ndërsa Kurti s’e ka ndërmend një gjë të tillë.

Sipas Matoshit, Kurti, bën Qeveri vetëm me një parti ose grupacion politik i cili i nënshtrohet dominacës së tij.

Ai tha se po ta shikosh historinë e tij, Albin Kurti nuk e njeh bashkëpunimin.

“Partitë shqiptare nuk mundem me bë Qeverinë, Kurti s’e ka ndërmend ndërkaq ish-opozita po ashtu nuk ka asnjë mundësi….1-është e përçarë brenda saj sepse kanë interesa të ndryshme kurse Kurti bën Qeveri vetëm me një parti ose grupacion politik i cili i nënshtrohet dominacës së tij por jo me një partner. Shikoni historinë e Albin Kurtit prej zyrës së UÇK-së me zotin Demaçi e deri më sot më thoni a ka bashkëpunu Kurti me dikë. Albin Kurti nuk e njeh bashkëpunimin. Gjykata Kushtetuese po iu thotë të gjithëve, bashkëpunim në mirëbesim në interesin më të mirë të shtetit po Albin Kurti nuk bashkëpunon. Kurti akoma mendon se me Veriun, Vuçiqin, Radojiçiqin, e bjen ish-opozitën si në pandemi në 10% që e kanë pru LDK-në. Ai mendon se dikur i merr 70% duke  e luftu median, sindikatat, Gjykatat, deri tek gjyqësor….Gjykata Kushtetuese, duke ua nxjerr emrat, duke i stigmatizu në publik. Kurti nesë arrin së shpejti me i kap institucionet e gjyqësorit sidomos, veç kur të vijnë e t’ua mbyllin dyert me nga një tiketë me gjykatë, mediave së pari, pastaj detronizimi i opozitës dihet, i ndan i copëton, dikush ti je me Listën Serbe ti je patriot e ka kthy fuqishëm atë ndarjen fatkeqe tek shqiptarët… tradhëtar dhe patriot. Kurti e ka bllok në administratën amerikane, ka sanksione nga Bashkimi Evropian. Për shkak të mos-krijimit të institucioneve që disa muaj praktikisht Plani i Rritjes është blloku për Kosovën. Kurti e ka izolu Kosovën dhe populli mendon se është njëfarë parajse të vetërealizimit të kënaqësisë sepse po e them Albini ka dit me iu rikthy sentimentin anti-serb. Populli nuk e din se luftimi i serbëve të Kosovës, përfaqësimi i tyre në institucione, është luftë direkte kundër shtetit të Kosovës” tha Matoshi në Blic Interview me Astrit Gashin.

JU REKOMANDOJMË

Grenell: Dihet se situata është e keqe për Kurtin kur e humbet mbështetjen gjermane në vendin e tij
Kryesore

Grenell: Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi

18/10/2025 - 23:04
Shala: LVV-ja është si Lista Serbe
Lajme

Shala: Kurti tmerrohet nga kthimi eventual i Thaçit

18/10/2025 - 22:59
Zgjedhjet lokale, zbulohet data se kur do të mbahet balotazhi
Kryesore

10 asamblistët më të votuar në Kosovë

18/10/2025 - 22:41
Ramabaja fajëson KFOR-in italian dhe hungarez: E lanë Radoiçiqin të ikën nga Banjska
Lajme

Ramabaja për protestën në Tiranë: U mor vesh që organizatorët janë PS-PDK-BDI!

18/10/2025 - 22:09
Një tribunal që ka humbur rrugën
Lajme

Një tribunal që ka humbur rrugën

18/10/2025 - 22:01
Maqedonia e Veriut voton nesër, 1.8 milionë qytetarë zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë, garë e paqartë në komunat shqiptare
Lajme

Maqedonia e Veriut voton nesër, 1.8 milionë qytetarë zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë, garë e paqartë në komunat shqiptare

18/10/2025 - 21:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    369 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 92
  • Votat nga Diaspora e çojnë Gjilanin drejt balotazhit

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • 10 asamblistët më të votuar në Kosovë

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Numërohet 50% e votave të diasporës në Mitrovicë: Peci i VV-së merr më shumë vota se Tahiri i PDK-së

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Putini do kalojë nga Shqipëria dhe Kosova? Dilema e Kremlinit: Si do shkojë në Hungari

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë