Pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, ku konstatohet antikushtetushmëria e veprimeve të VV-së që për 6 muaj po e zvarrit vendin në krizë politike, analisti Halil Matoshi ka qenë mjaft i ashpër me Albin Kurtin.
Gjykata Kushtetuese ia kufizoi VV-së të drejtën për të propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit në tri herë për kandidat dhe brenda një periudhe 30-ditore.
Por, siç edhe pritej, Vetëvendosja ka dalë kundër këtij vendimi duke thënë se ka përdorur fraza të PDK-së, e madje ca eksponentë të saj thanë se gjykata është në duar të opozitës.
Për këtë, Halil Matoshi ishte mjaft i ashpër, në veçanti me liderin e kësaj partie.
“Albin Kurti nuk di me lexu ligj, kur e ka mësu, kur e keni dëgju Albin Kurti duke e interpretu drejt një ligj? A e keni ni ndonjëherë, jo për besë. Njeri u marrë me shkenca kompjuterike e i ka lexu dy libra të mbrapshta“, tha Matoshi në Politiko të Kanal 10, transmeton Metro.