“Një shumicë etnike apo politike e kultutore githmonë dhe gjithku është përgjegjëse për pakicat dhe në këtë kontekst, hapi i Kryeministrit kosovar Albin Kurti është i drejtë dhe etik”, tha ai.
Matoshi thekson, se me këtë vendim Kurti ka dëshmuar lidership dhe përgjegjësi politike.
Ai vlerëson se suksesi i një shteti në arenën ndërkombëtare varet edhe nga mënyra se si trajtohen pakicat.
“Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjshmëni, sepse politika është kompromis dhe bashkëpunim në mirëbesim. Një lider shtetëror duhet gjthnjë me e ditë se qeverisë me bashkësi njerëzore dhe me to duhet të sillet me empati e humanizëm. Suksesi i një shteti në arenën ndërkombëtare varet edhe nga mënyra se sitrajtohen pakicat. Kurti ka bërë sot një punë të mirë”, përfundoi Matoshi











