Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mazuti i pushtetit: KEK shpërblen donatorin e Vetëvendosjes

07/10/2025 - 11:55
në Kryesore, Lajme
A A
Mazuti i pushtetit: KEK shpërblen donatorin e Vetëvendosjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës i ka dhënë sërish kontratë gjysmëmilionëshe kompanisë “Ex Fis”, e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse tenderi kryesor për furnizim me mazut është i bllokuar për dyshime për mashtrim dhe favorizim.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka favorizuar sërish kompaninë e derivateve “Ex Fis” Sh.P.K për furnizim me mazut.

Ndërsa procedura e hapur tenderuese për furnizim me mazut është e bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), KEK i ka dhënë një kontratë tjetër në vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh kompanisë së afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila e kontrollon korporatën.

Pas disa kontratave me negocim për furnizim me mazut të lidhura me “Ex Fis” në dy vitet e fundit, KEK e përzgjodhi për kontratë të re të njëjtën kompani të hënën.

Më 6 tetor, Prokurimi i KEK-ut e shpërbleu me kontratë në vlerë 547,919.93 euro kompaninë “Ex Fis” për furnizim me mazut për Termocentralin Kosova B.

Vendimi i Prokurimit në KEK për shpërblimin me kontratë të EX Fis

Mazuti përdoret në Korporatën Energjetike të Kosovës si lëndë djegëse ndihmëse për djegien dhe funksionimin e njësive të termocentraleve.

Historia e tenderëve të negociuar, të njëpasnjëshëm të KEK-ut për “Ex Fis”, ndërlidhet direkt me procedurën e hapur tenderuese për “Furnizim me Lëndë Djegëse për Kaldajë – Mazut (Fuel Oil 1.0% )” e cila është iniciuar në janar të vitit 2024. Ky tender është planifikuar të vlejë 6 milionë euro.

Tenderi i hapur është bllokuar për shkak të dyshimeve për favorizim të “Ex Fis” nga Prokurimi i KEK-ut.

OShP, në dy vendime për lëndën në gusht 2024, respektivisht prill 2025, e obligoi Korporatën Energjetike që të anulonte procesin e prokurimit për shkak të dyshimeve për mashtrim në tender.

Sipas vendimeve të OShP-së, dosja e tenderit të kompanisë “Ex Fis” përmban nënshkrime të dyshimta.

“PSH konsideron se për të pasur një ekspertizë profesionale dhe objektive është dashur të ekzaminohet nënshkrimi i Fatbardh Muharremi i vendosur tek dokumentet zyrtare personale që i ka nënshkruar ky person e këtu mund të hyjë nënshkrimi tek letërnjoftimi apo pasaporta dhe të krahasohet më nënshkrimet e paraqitura tek tenderi përkatës”, thuhet në vendimin e OSHP-së, të lëshuar në prill 2025.

Prokurimi i KEK refuzoi të zbatonte dy vendimet.

Në vendimit e dytë, të prillit 2025, Gjykata e Tenderëve, përpos që e cilësoi çështjen si të gjykuar dhe obligoi KEK-un që ta anulonte edhe vendimin e dytë për përzgjedhjen e “Ex Fis” për kontratë, i shqiptoi korporatës gjobë prej 10 mijë eurosh.

Vendimi i OSHP-së, i datës 25 prill 2025

 

Vendimi i OSHP-së, i datës 25 prill, 2025
Vendimi i OSHP-së, i datës 25 prill, 2025

OShP, në vendim inicioi procedurë për tërheqjen e certifikatës për Zyrtarin Kryesor të Prokurimit në KEK, Mirvete Gërgurin.

Gërguri i ‘shpëtoi’ tërheqjes së licencës së saj të prokurimit, pasi KEK-u e atakoi vendimin e OShP-së në Gjykatën Komerciale.

Gjykata e aprovoi si të bazuar kërkesën e KEK dhe ktheu lëndën e tenderit për furnizim me mazut, si dhe rekomandimin për tërheqjen e certifikatës së Gërgurit, në rivendosje në OSHP.

Në një vendim të nxjerrë më 26 maj të këtij viti, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) e pezulloi çështjen e shqyrtimit të tërheqjes së ceritifkiatës për Zyrtarin Kryesor të Prokurimit në KEK.

“Gjatë shqyrtimit të lëndës, komisioni është njoftuar se Korporata Energjetike e Kosovës sh.a., – KEK ka pranuar AKTVENDIMN KA.nr.210/25 të datës 12.05.2025 sipas të cilit Gjykata Komerciale e Kosovës ka APROVUAR propozimin për shtyrje të ekzekutimit të vendimit i parashtruar nga paditësit Korporata Energjetike e Kosovës sh.a, kundër të paditurit OSHP-së dhe ka SHTYER zbatimin e vendimit të kundërshtuar OSHP:2025/0095 deri në plotfuqishmërinë e këtij aktvendimi dhe AKTGJYKIMIN me të cilin ka APROVUAR si të bazuar kërkesëpadinë e paditësit Korporata Energjetike e Kosovës sh.a, ka ANULUAR vendimin e kundërshtuar të OSHP:2025/0095 si të kundërligjshëm duke e kthyer çështjen në rivendosje në OSHP”, thuhet në vendimin e KRPP-së.

Vendimi i KRPP-së
Vendimi i KRPP-së në procedurën e shqyrtimit të kërkesës së OSHP-së për tërheqjen e licencës së zyrtarit përgjegjës të prokurimit në KEK

“Gjithashtu, [Gjykata] e ka obliguar [OShP] që brenda 30 ditësh të nxjerr vendim në pajtim me vërejtjet e dhëna në aktgjykim”, thuhet tutje në vendimin e KRPP-së.

Tenderi i hapur për furnizim me mazut, edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, ndodhet ende në shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit, raporton Paparaci.

Arsyetimi i vendimit të KRPP-së
Arsyetimi i vendimit të KRPP-së

Në uebsajtin e OShP-së nuk është publikuar asnjë vendim i ri për lëndën deri në tetor të këtij viti.

Kompania “Ex Fis” është zyrtarisht financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila që prej ardhjes në pushtet pas zgjedhjeve të shkurtit 2021, e ka shtrirë aq shumë ndikimin në KEK sa aktualisht e kontrollon plotësisht ndërmarrjen.

Në një raport të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi shpenzimet e partive politike parlamentare në vitin 2019, kompania e derivateve të naftës me seli në Prishtinë, në pronësi të biznesmenit Isa Muharremi, figuron si mbështetëse e Vetëvendosjes me donacion në vlerë të mallrave prej 9 mijë euro.

Raporti i shpenzimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, 2019
Raporti i shpenzimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, 2019

Edhe të dhënat e shpenzimeve të LVV-së për periudhën pas vitit 2019, nga 2020 deri më 2024, të publikuara në faqen e KQZ-së, tregojnë se partia është furnizuar ekskluzivisht nga kjo kompani për derivatet e automjeteve të saj.

Po ashtu, “Ex Fis” ka dhënë edhe donacione në vlerë monetare për partinë e Kurtit. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

Rashiti i ashpër me Kurtin: Nëse vazhdohet kështu, pason shkatërrimi i plotë ekonomik dhe diplomatik
Lajme

Rashiti për ndarjen e 100 eurove: Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve

07/10/2025 - 13:57
Kurti: Fati i Kosovës është i pandarë nga fati i UP-së, e shoh vetë të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e tij
Lajme

Kurti: Fati i Kosovës është i pandarë nga fati i UP-së, e shoh vetë të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e tij

07/10/2025 - 13:54
Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
Lajme

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti

07/10/2025 - 13:34
Macron mandaton sërish Lecornu për kryeministër
Lajme

Macron mandaton sërish Lecornu për kryeministër

07/10/2025 - 13:09
MAShT u bën thirrje koordinatorëve: Verifikoni aplikimet për tekste deri më 10 tetor
Lajme

MAShT u bën thirrje koordinatorëve: Verifikoni aplikimet për tekste deri më 10 tetor

07/10/2025 - 13:06
Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera mori disa vendime
Kryesore

Kurti ankohet që formimi i institucioneve po mbahet pezull, por thotë se ekonomia “vazhdon të rritet”

07/10/2025 - 13:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Eksperti i sigurisë: Më 4 maj numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Glauk Konjufca e Mërgim Lushtaku bashkë për Leotrim Ajetin në Graçanicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Skandal: FC Vushtrria shkel VËRTETIMIN e sponsorizimit, rreth 150 mijë euro të kompanisë Shaip Mikullovcit në pagesa të dyshimta te kompanitë e hekurit jashtë planit të miratuar nga MKRS

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë