Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbahet konferenca “Ndikimi i liberalizimit të vizave, sfidat dhe mudësitë për bizneset në Kosovë”

06/12/2023 - 16:55
në Ekonomi
A A
Mbahet konferenca “Ndikimi i liberalizimit të vizave, sfidat dhe mudësitë për bizneset në Kosovë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK-KDWV), bashkë me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM Kosovo), Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë (FES), si dhe Kantar (Index Kosova), organizuan konferencën “Ndikimi i Liberalizimit të Vizave: Sfidat dhe Mundësitë për Bizneset në Kosovë”.

Në njoftimin për media thuhet se konferenca trajtoi tri tema përgjatë tri paneleve të diskutimit.

“Filloi me një diskutim mbi liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e fuqisë punëtore në Kosovë, duke u pasuar nga një diskutim tjetër me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit mbi pasojat ekonomike të rritjes së lëvizjes së fuqisë punëtore. Dhe në fund paneli i tretë dha rekomandime për politikat e migracionit dhe punësimit”, thuhet në njoftim.

Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive e OEGJK-KDWV, tha se rezultati më i madh i kësaj konference është se u analizuan tema të nxehta që janë shumë të rëndësishme për sektorin privat, në lidhje me migrimin e rregullt dhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Kemi pasur fatin të kemi një grup ekspertësh si panelistë në këtë konferencë, të cilët e kanë analizuar në thellësi sfidat dhe mundësitë që ofron liberalizimi i vizave për bizneset në Kosovë”, tha Hasani.

Anna Rostocka, shefe e misionit të IOM Kosovo, e vlerësoi konferencën për nxitjen e diskutimeve mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në punë dhe peisazhin socioekonomik të Kosovës, duke mundësuar palëve të interesuara të zhvillojnë zgjidhje praktike.

“Migrimi kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e qëndrueshëm duke mundësuar transferimin e aftësive, duke rritur fuqinë punëtore, duke nxitur investimet dhe diversitetin kulturor. Përfshirja e sektorit privat së bashku me subjektet publike është thelbësore për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj migrimit dhe për të adresuar nevojat e tregjeve të punës, individëve dhe komuniteteve. Kjo ngjarje lehtëson ndarjen e njohurive, midis palëve të interesuara, në mënyrë që të maksimizohet përfitimi i migrimit për zhvillim”, tha Rostocka.

Pjesëmarrës tjetër në konferencë ishin përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, i cili e vlerësoi ngjarjen si një gur themeli në fushatën paraliberalizimit të vizave. Teksa, ambasadori gjerman Jorn Rohde, theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave, së bashku me kompani dhe organizata të ndryshme pjesëmarrëse.

“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të ndajë konkluzionet e konferencës me të gjitha palët kyçe, duke kontribuar në qasje optimale për respektimin e rregullave të liberalizimit nga individët dhe bizneset në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Kjo konferencë, e organizuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM Kosovo), Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë (FES) dhe Kantar (Index Kosova), ofroi një përvojë të pasur të ndarjes së njohurive. Pjesëmarrësit përfituan informata të çmuara, shkëmbyen ide dhe krijuan bashkëpunime strategjike për përparimin e komunitetit biznesor në Kosovë. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Black Friday në Neptun: Superheroi godet çmimet, zbritje deri në 66%!

Black Friday në Neptun: Superheroi godet çmimet, zbritje deri në 66%!
19/11/2026 - 13:06

Ka ardhur momenti për t’i bërë realitet blerjet që i keni planifikuar prej kohësh! Black Friday rikthehet në Neptun me zbritje deri në 66% në një linjë të...

Më shumëDetails

Vështirë të bëhemi “rehat”: Shtyhet projekti i baterive të energjisë për vitin 2029

Vështirë të bëhemi “rehat”: Shtyhet projekti i baterive të energjisë për vitin 2029
17/11/2026 - 20:51

Projekti për ndërtimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për vitin 2029, ndonëse fillimisht ishte planifikuar të vihej në funksion në...

Më shumëDetails

Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë

Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë
16/11/2026 - 08:55

Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varfër e popullsisë në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në vitin...

Më shumëDetails

Në shi e të ftohtë, Sindikata publikon pamje të punëtorëve të KEK-ut: A nuk e meritojnë ngritjen e pagave

Në shi e të ftohtë, Sindikata publikon pamje të punëtorëve të KEK-ut: A nuk e meritojnë ngritjen e pagave
14/11/2026 - 18:35

Sindikata e Re e KEK-ut ka publikuar një video të punëtorëve të Korporatës Energjetike, duke punuar në të ftohtë dhe në shi. Përmes videos, sindikata përkujton kushtet e...

Më shumëDetails

Kurti takon nobelistin francez për ekonomi, i flet për rritjen ekonomike të Kosovës por “harron” t’i tregojë se infalcioni ka shkuar mbi 7%

Kurti takon nobelistin francez për ekonomi, i flet për rritjen ekonomike të Kosovës por “harron” t’i tregojë se infalcioni ka shkuar mbi 7%
11/11/2026 - 15:24

Albin Kurti gjatë qëndrimit në Paris takoi edhe nobelistin e ekonomisë për vitin 2025, Philippe Aghion, ku mes tjerash Kurti tregon se i ka folur atij edhe për...

Më shumëDetails

Ariani Company s’ka të ndalur: Hap fabrikën e re në Vushtrri, investim i madh që rrit kapacitetet prodhuese në Kosovë

Ariani Company s’ka të ndalur: Hap fabrikën e re në Vushtrri, investim i madh që rrit kapacitetet prodhuese në Kosovë
11/11/2026 - 14:56

Ariani Company hap fabrikën e re në Vushtrri, investim i rëndësishëm në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese Një tjetër hap i rëndësishëm në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Njësia amerikane US Marshall zbarkon në aeroportin “Adem Jashari”, Policia e Kosovës ia dorëzon një të dyshuar për kri’me kibernetike

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Njësia amerikane US Marshals zbarkoi në aeroportin e Prishtinës për ekstradimin e nipit të Haxhi Avdylit – Ja për çfarë krime kibernetike dyshohet ai!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rrezikuan punëtorët duke punuar pa skele në katin e 8-të, Inspektorati ndal punimet në objektin e United Group Investment në Skenderaj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë