Kandidati i VV-së për deputet, Agim Bahtiri, e ka filluar fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Dje, ai ka pritur një grup qytetaresh në konakun e tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka postuar një video, e cila tregon se si ai dramatizon për disa momente para të pranishmeve.
“Në takimin e radhes me miq, të cilët erdhen në konakun tim për të më ofruar mbështetje shpirtërore për kandidaturen për deputet, shpalosa rastin më të rëndë që më ka preokupuar në kohen kur kam qenë kryetar komune, sa i përket çështjes së Veriut”, ka shkruar Bahtiri.













