Vdekja e papritur e Shpat Kasapit ka prekur thellë publikun e gjerë dhe kolegët e tij, si ata që e njihnin nga afër, si ata që njihnin muzikën e tij. Së fundmi, ngjarja ka sjellë edhe një debat publik mes Adelina Tahirit dhe Adelina Ismailit.
E ftuar në T7, Adelina Tahiri kritikoi Ismailin për faktin që mbajti koncert natën kur u njoftua lajmi tragjik. Ajo tha se pritej një gjest simbolik nderimi për artistin e ndjerë:
“Unë e përgëzoj për arritjet dhe sukseset, por atë natë në koncert ishte dashur të mbante të paktën një minutë heshtje ose një fjalim të shkurtër… s’po them ta anulonte koncertin, por të kishte vetëm diçka aty.”
Ajo shtoi se mungesa e këtij gjesti ishte zhgënjyese:
“E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare.”
Deri tani, Adelina Ismaili nuk ka komentuar publikisht.














