Ish-reprezentuesi francez Robert Pires, e konsideroi të padrejtë vendimin e Didier Deschamps për t’i dhënë shiritin e kapitenit Kylian Mbappe në vend të Antoine Griezmann.
Zgjedhja e Deschamps ka bërë që të rrjedhë shumë bojë në Francë, me shtypin që raporton shqetësimin e sulmuesit të Atletico de Madrid me vendimin dhe se ai madje do të mendonte të largohej nga Les Bleus, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk duket si një zgjedhje logjike, mendoj se dhënia e shiritit të kapitenit Mbappes është mungesë respekti për Griezmann. Dhe nuk kam asgjë kundër Mbappes, ki parasysh. Duke marrë parasysh jetëgjatësinë dhe vitet që kanë kaluar, shpresoja që Griezmann të zgjidhej”, tha Pires, ish-ylli i Arsenalit.











