Kylian Mbappe po ndjek nga afër ndeshjen e Kupës së Afrikës, mes Morokos dhe Malit.
Futbollisti i Real Madridit është i ftuar special nga ish-shoku i tij te PSG, Achraf Hakimi.
Ai është i pranishëm në stadiumin ”Prince Moulay Abdallah”, në Rabat, duke shijuar atmosferën fantastike.
Hakimi nuk është në 11-shen startuese të Marokos, por sulmuesi francez aktualisht po e shikon shokun e tij te Real Madridi, Brahim Diaz, i cili është titullar.
Mbappe u shfaq në ekranin e stadiumit, ku u morri përkrahje nga tifozët e pranishëm.













