Kylian Mbappe ka folur sërish për të ardhmen e tij.
Mbappe vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid.
Ylli francez ka kontratës me Paris Saint Germain deri në vitin 2024 dhe thuhet se ka refuzuar të vazhdojë më gjatë bashkëpunimin e tij me ekipin.
Megjithatë, gjiganti i Francës nuk ka në plan ta lë Mbappen vitin e ardhshëm të largohet si lojtar i lirë.
Kështu mediet e shumta raportojnë që PSG i ka dhënë ultimatum yllit të tyre rinovimin, apo do ta shesin këtë verë.
Por lojtari ka mohuar se mund të largohet nga ‘Parc des Princes’ këtë verë, duke thënë se vendimin për të ardhmen do ta marrë në vitin 2024.
“Unë do të qëndroj në PSG sezonin e ardhshëm dhe do të vendos të ardhmen time vetëm në 2024”.
“Shumë gjëra mund të ndodhin brenda një viti, veçanërisht në një klub si PSG”, tha Kylian për ‘Telefoot’.
Mbetet të shihet nëse francezi do ta ‘tradhtojë’ sërish Real Madridin./Lajmi.net/