Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mblidhet grupi punues Kosovë-KiE, diskutohen projektet që po implementohen

19/11/2025 - 11:40
në Lajme, Pa kategori
A A
Mblidhet grupi punues Kosovë-KiE, diskutohen projektet që po implementohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar sot takimin e përbashkët të grupit punues ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Evropës, i cili ka për qëllim diskutimin mbi mbarëvajtjen e projekteve të mbështetura dhe financuara nga KiE, që janë duke u implementuar nga institucionet e Kosovës.

Takimi u kryesua nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Muçaj dhe drejtori i Koordinimit të Programeve të KiE-së në Strasburg, Claus Neukirch.

Në fjalën e tij hapëse, sekretari Muçaj falënderoi anëtarët e grupit punues për angazhimin e tyre, si dhe për organizimin e kësaj tryeze shumë të rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës. Ai theksoi se ky takim dëshmon përkushtimin e ndërsjellë për avancimin e mëtejmë të zbatimit të standardeve evropiane dhe të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sekretari theksoi se që nga viti 2013, Këshilli i Evropës ka qenë partner kyç i Republikës së Kosovës në fuqizimin e proceseve demokratike, konsolidimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai vlerësoi kontributin e projekteve të financuara nga KiE, të cilat kanë sjellë rezultate të matshme në forcimin e institucioneve dhe avancimin e standardeve demokratike në vend.

“Është duke u punuar, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe me misionin tonë diplomatik në Strasburg, për sigurimin e kontributeve vullnetare nga shtetet anëtare të KiE-së, me qëllim që të mos ndërpritet mbështetja për projektet e rëndësishme demokratike në Kosovë”, tha Muçaj.

Derisa ka folur për konsolidimin e institucioneve dhe avancimin e standardeve demokratike në vend, sekretari Muçaj theksoi se, vlerësimet e raportuesve dhe të Asamblesë Parlamentare konfirmojnë se Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet ligjore për anëtarësim. Ai shtoi se, pavarësisht sfidave të krijuara nga konteksti gjeopolitik aktual, Kosova mbetet demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të Këshillit të Evropës.

Në mbyllje, sekretari Muçaj shprehu mirënjohjen e MPJD-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar të Këshillit të Evropës në forcimin e kapaciteteve institucionale të Republikës së Kosovës, duke theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e përkushtuar në avancimin e proceseve që e çojnë vendin drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

JU REKOMANDOJMË

Gërvalla nga kuvendi apelon LDK’në që të shkojnë në seancë, thotë se njeh ‘‘pulsin’’ e votueseve më mirë se udhëheqësit e saj
Lajme

Gërvalla nga kuvendi apelon LDK’në që të shkojnë në seancë, thotë se njeh ‘‘pulsin’’ e votueseve më mirë se udhëheqësit e saj

19/11/2025 - 12:37
Seanca e VV’së, Kurti i kthen frazat e vjetra: Në Kosovë s’ka krizë ekonomike, prandaj edhe s’ka protesta
Kryesore

Seanca e VV’së, Kurti i kthen frazat e vjetra: Në Kosovë s’ka krizë ekonomike, prandaj edhe s’ka protesta

19/11/2025 - 12:29
Deputetja e AAK-së për Bedri Hamzën: Njeri punëtorë dhe pozitiv, kam respekt për të
Kryesore

Kadriaj: Kjo qeveri që ka vjedh rezervat shtetërore, po mundohet të shfajësohet me një seancë

19/11/2025 - 12:28
Diskursi i Albulena Haxhiut ndaj “opozitës”: Nëse ia keni inati Albin Kurtit…
Kryesore

Diskursi i Albulena Haxhiut ndaj “opozitës”: Nëse ia keni inati Albin Kurtit…

19/11/2025 - 12:24
Lutjet e Kurtit për deputetët e opozitës
Kryesore

Lutjet e Kurtit për deputetët e opozitës

19/11/2025 - 12:17
“Ish dashtë me u përgjigj penalisht” – përplasje mes Muratit dhe Grudës në seancë, përfshihet edhe Albulena Haxhiu
Kryesore

“Ish dashtë me u përgjigj penalisht” – përplasje mes Muratit dhe Grudës në seancë, përfshihet edhe Albulena Haxhiu

19/11/2025 - 12:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklaratat e Kurtit dhe Konjufcës, Kushtetuesja del me reagim: Asnjë parti politike apo individ s’mund të ndërhyjë në punën tonë

    Konjufca siguron një votë më shumë se Kurti, i duhen edhe katër tjera

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gjykata Speciale merr vendim për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Zbulohet municion në Jarinjë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Gruda i vetmi nga PDK në sallë, pengohet nga Agim Bahtiri: Mos u ngut se njo jom…

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë