Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku “e ka kry”.
LDK-ja po mban një mbledhje të Kryesisë, para së cilës Gashi u pyet nga gazetarët se si duhet të veprojë Abdixhiku.
“Ka vepru ai, e ka kry”, tha shkurt Gashi, teksa hynte në selinë e partisë.
Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë, duke thënë se Kuvendi i LDK-së do të vendosë nëse do ta pranojë këtë akt të tij.
Disa në partinë më të vjetër në vend kanë shprehur pakënaqësinë që dorëheqja e Abdixhikut nuk ishte e parevokueshme.











