Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbrohen në heshtje tre zyrtarët e Komunës së Obiliqit të akuzuar për korrupsion

16/07/2025 - 15:54
në Lajme
A A
Mbrohen në heshtje tre zyrtarët e Komunës së Obiliqit të akuzuar për korrupsion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën janë mbrojtur në heshtje zyrtarët e Komunës se Obiliqit: Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi, të cilët po akuzohen për korrupsion.

Në këtë rast, Merita Simnica si shefe në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit, Burim Gërguri si kryesues i Kuvendit Komunal të Obiliqit dhe Ibrahim Krasniqi si inspektor i ndërtimit në këtë komunë, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Meqenëse të akuzuarit: Simnica, Gërguri dhe Krasniqi u mbrojtën në heshtje, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Alltën Murseli njoftoi se seanca vazhdon me dhënien e fjalës përfundimtare nga palët në procedurë.

Por, prokurori Besnik Jakupi, kërkoi nga trupi gjykues me fjalën përfundimtaretë vazhdohet në seancën e radhës, për t’u përgatitur shkaku i vëllimit të lëndës.

Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarve, avokatët Skender Musa, Rrezon Hoxha dhe Donjeta Leka, u shprehën të gatshëm për dhënien e fjalës përfundimtare.

Megjithatë, gjykata miratoi kërkesën e prokurorit Jakupi dhe seanca u ndërpre.

Ndryshe, me të njëjtën aktakuzë për këtë vepër penale (keqpërdorim i detyrës zyrtare) ngarkohej edhe Arben Berisha, si drejtor në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit.

I njëjti pasi kishte pranuar fajësinë në seancën fillestare të 15 shkurtit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me 3 mijë e 600 euro gjobë.

Ndryshe, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Merrushe Llugiqi, më 30 shtator 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj, Arben Berishës, Merita Simnicës, Burim Gërgurit dhe Ibrahim Krasniqi. Të katër këta të akuzuar, nga Prokuroria ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Arben Berisha si drejtor në Drejtorinë për Planifikim Urban, Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit dhe Merita Simninca- shefe në këtë Drejtori, me qëllim që t’i sjellin çfarëdo dobie pasurore vetes apo tjetrit, në këtë rast Blerim Krasniqit- pronar i fabrikës së mobileve “Berto”, kishin keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit e kishin bërë një gjë të tillë pasi kishin lëshuar leje ndërtimore më 3 prill 2019 për ndërtimin e fabrikës së mobilieve “Berto”, në kundërshtim me udhëzimin administrativ nr.41/2006 dhe Ligjit për tokën bujqësore. Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë qenë në dijeni se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e kishte refuzuar kërkesën e Blerim Krasniqit për ndërrimin e destinimit të tokës në fjalë nga bujqësore në jobujqësore.

Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Burim Gërguri po akuzohet se edhe pse kishte qenë në dijeni për vendimin e lartcekur të Ministrisë së Bujqësisë, më 26 dhjetor 2018 kishte nënshkruar një vendim me të cilin e kishte aprovuar kërkesën e Blerim Krasniqit për ndërrimin e destinimit të tokës nga bujqësore në jobujqësore, vendim i cili sipas Prokurorisë ishte nxjerrë në kundërshtim me ligjin për tokën bujqësore, udhëzimin administrativ nr.41/2006 dhe në kundërshtim me planin zhvillimor komunal dhe urban 2009-2020 të Komunës së Obiliqit.

Kurse, Ibrahim Krasniqi po akuzohet se në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Obiliqit, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare gjatë viteve 2017 dhe 2018, ashtu që nuk ka ndërmarrë masat e duhura në pajtim me autorizimet e tij ligjore për ndërprerje të punimeve pa leje ndërtimi të bizneseve “SB Construction”, “Beni-1” dhe “Berto”.

Sipas aktakuzës, Krasniqi nuk i kishte ndaluar punimet në tri objekte të bizneseve të lartcekura, ashtu që të njëjtave ua kishte mundësuar përfundimin e punimeve pa u pajisur me leje ndërtimore./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

AAK nuk mori pjesë në seancë, Besnik Tahiri tregon arsyet

AAK nuk mori pjesë në seancë, Besnik Tahiri tregon arsyet
05/03/2026 - 21:56

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar pse nuk morën pjesë në seancën për amendamentet kushtetuese. Ai tha se AAK gjithmonë ka besuar në një...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu i drejtohet Albin Kurtit: Prej kujt po tutni që po mbani seanca natën

Musliu: Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë
05/03/2026 - 21:44

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila jo rrallëherë hyn në diskutime me kryeministrin Albin Kurti, i kërkoi atij një përgjigje konkrete nëse “po tuten prej dikujna që...

Më shumëDetails

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit
05/03/2026 - 21:36

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani “Në seancë të pranishëm 93 deputetë përfshirë 9 nga komunitetet’, tha Haxhiu. Për...

Më shumëDetails

Bajrami – VV-së: Me sjelljen e këtyre amendamenteve po e dërgoni vendin në zgjedhje

Bajrami: Punësimi po lulëzon, por në Gjermani
05/03/2026 - 21:32

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo seancë është thirr për të bërë shpërqendrim të vëmendje. Sipas saj, kjo seancë është thirrur nga ata që para...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK mbështet amandamentet, presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Abdixhiku: Kurti bëri atë që kishim paralajmëruar, pranoi atë që quajti Zajednicë
05/03/2026 - 21:11

Ka nisur me vonesë seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e propozim-amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Seanca ka filluar rreth...

Më shumëDetails

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!
05/03/2026 - 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e quajti "të papërgjegjshme" mënyrën se si Vetëvendosja dëshiron ndryshimin e Kushtetutës brenda natës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel

    Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë