Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbyllet dhe gjobitet “Supernova Healthcare L.L.C.” në Prishtinë – as subjekti privat e as mjeku turk për tumore nuk kishin licencë (Dokument)

28/01/2026 - 18:26
në HULUMTIME, Lajme
A A
Mbyllet dhe gjobitet “Supernova Healthcare L.L.C.” në Prishtinë – as subjekti privat e as mjeku turk për tumore nuk kishin licencë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një raport inspektimi dhe një vendim të Inspektoratit  të Ministrisë së Shëndetësisë me të cili “Supernova Healthcare L.L.C.” është gjobitur me 6 mijë euro për shkak të funksionimit pa licencë.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor me numër 05-2094 të datës 0.12.2025 të siguruar nga Veriu.info, thuhet se në momentin e inspektimit është konstatuar se ky subjekt privat funksionon pa licencë institucionale për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore.

Tutje, në vendimin e Inspektoratit Shëndetësor thuhet se më 8 nëntor 2025 është parë një person i huaj që po kryente ekzaminim fizik të këmbës së pacientit të mitur dhe kishte përpara dokumentacionin shëndetësor të pacientit të cilin po e shqyrtonte.

Inspektorët Shëndetësorë kanë kërkuar “Supernova Healthcare L.L.C.”, që në rrjete sociale funksionon me “Dr. Supernova Kosova”, vendimin për ushtrimin e veprimtarisë profesionale për Veysel Antar, por i njëjti nuk iu është prezantuar.

“Dokumentet e paraqitura nga ana e z.Veysel Antar në formë eletronike në kohën e inspektimit, ishin vetëm në gjuhë të huaj (turke), pa përkthim, të pa noterizuara, duke pamundësuar verifikimin e tyre gjatë inspektimit. Ndërkohë, profesionisti i huaj po ushtronte ekzaminim fizik analizim të dokumentacionit shëndetësor dhe po jepte rekomandime mjekësore, duke vepruar pa autorizim ligjor. Gjatë inspektimit, në kompjuterin e subjektit u identifikua një listë e pacientëve, e cila u fotografua dhe u evidentua si provē dokumentuese. Pacientet ishin duke u trajtuar nga një profesionist pa autorizim ligjor, duke u ekspozuar ndaj mungesës së përgjegjësisë ligjore, mosinformim i mjaftueshëm mbi statusin e licencimit të profesionistit të huaj”, thuhet në arsyetimin e vendimit të inspektorëve shëndetësorë.

Bëhet e ditur se në përfundim të inspektimit, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë shëndetësore pa licencë përkatëse institucionale dhe ushtrimit të veprimtarisë profesionale nga profesionisti i huaj pa autorizimin, subjektit i është vendosur shenja për ndërprerje të përkohshme të veprimtarisë, deri në plotësimin e të gjitha kerkesave ligjore dhe paraqitjen e dokumentacionit të vlefshëm siç e parasheh legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Gjatë muajit tetor dhe në fillim të muajit nëntor, “Dr. Supernova Kosova” kishte njoftuar se Dr. Veysel Antar vjen në Prishtinë me 8 nëntor, ku qytetarët mund të kenë mundësi për konsulta falas. Duke e parë se i njëjti doktor nuk ishte licencuar në Kosovë për ushtrim të veprimtarisë, Inspektorati Shëndetësor ka realizuar inspektim pikërisht me këtë datë në “Supernova Healthcare L.L.C.”, duke gjetur shkeljet e sipërpërmendura, që përfshijnë ushtrimin e aktivitetit shëndetësor pa licencë dhe nga ky subject privat dhe ushtrimin e profesionit mjekësor pa licencë të Kosovës nga Dr. Veysel Antar.

Ndryshe, sipas njoftimit të “Supernova Healthcare L.L.C.”, Dr. Veysel Antar është neurokirurgët turk që trajton tumoret e trurit, shtërngimet nervore të shpinës, çrregullimet e ecjes, e sëmundje të tjera.

Veriu.info i ka dërguar pyetje “Supernova Healthcare L.L.C.” në lidhje me këtë vendim prej disa ditësh, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë përgjigje. Sot, përmes telefonit menaxheri i “Supernova Healthcare L.L.C.”, Mejdi Sadiku ka thënë se e kanë paguar gjobën, por nuk ka dhënë detaje tjera.

 

JU REKOMANDOJMË

Këta janë tre zyrtarët e ARBK’së që u ndaluan nga policia

Këta janë tre zyrtarët e ARBK’së që u ndaluan nga policia
18/03/2026 - 11:20

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor për intervistim ushtruesen e detyrës së kryeshefes së Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë...

Më shumëDetails

‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’, 1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë

‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’,  1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë
18/03/2026 - 11:07

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj Nexhdet Zymberaj për vrasjen e rëndë që ndodhi në...

Më shumëDetails

Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria
18/03/2026 - 10:45

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-deputeti i disa legjislaturave, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një...

Më shumëDetails

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 10:39

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me...

Më shumëDetails

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë
18/03/2026 - 10:29

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref...

Më shumëDetails

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
18/03/2026 - 10:26

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Kurti u ka shprehur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë