Protesta po mbahet nga një grup të rinjsh serb, në prag të zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë.
Siç ka njoftuar dje Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, rruga do të jetë e bllokuar nga ora 16:00 deri 18:00.
“Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjidhni PKK tjera për qarkullim”, është thënë në njoftim.











