Prokuroria Themelore në Ferizaj ka vendosur përfundimisht që t’i mbyllë hetimet lidhur me vdekjen e shoferit Rizah Hasani, tashmë të ndjerit që humbi jetën teksa po barte material ndërtimor si i angazhuar për kompaninë “Bageri” në pronësi të multimilionerit nga Ferizaj, Bujar Shabani. Në arsyetimin e Prokurorisë drejtuar Gjykatës Themelore të Ferizajt thuhet se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e shoferit.
Vëllai i viktimës, Valon Hasani ka kundërshtuar vendimin e Prokurorisë duke thënë se janë befasuar se si prokuroria ka tentuar ta mbyll si një aksident të zakonshëm trafiku.
“Për familjen tonë dhe për mua si vëlla , ka qenë befasi e pakëndshme, fakti se rasti i aksidentit me fatalitet në vendin e punës, është tentuar të mbyllet si një aksident i zakonshëm trafiku, për më tepër duke ndryshuar gjendjen faktike ne vendin e ngjarjes, pa i kryer hetimet e domosdoshme pa i mbledhur te gjitha provat të cilat do të determinonin shkakun e aksidentit”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi
Gazeta ka parë aktvendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj multimilionerit Shabani, të nxjerrë para më shumë se dhjetë ditësh. Në aktvendim shfajësohen Bujar Shabani dhe i biri i tij, Leutrim Shabani.
Aktvendimi i referohet një super-ekspertize të datës 30 shtator të vitit të kaluar mbi ekzaminimin e gjendjes teknike të kamionit të aksidentuar, që ia mori jetën Rizah Hasanit. Super-ekspertiza pretendon se kamioni ka qenë në gjendje të rregullt dhe se nuk ka qenë shkas për aksidentin.
Aktvendimi i referohet një super-ekspertize të datës 30 shtator të vitit të kaluar mbi ekzaminimin e gjendjes teknike të kamionit të aksidentuar, që ia mori jetën Rizah Hasanit. Super-ekspertiza pretendon se kamioni ka qenë në gjendje të rregullt dhe se nuk ka qenë shkas për aksidentin.
“Manovrimi i pasigurt i ngasësit të kamionit duke lëvizur në cepin e djathtë të rrugës së shtruar me zhavorr, me qëllimin për kthim në të majtë, ka shkaktuar fillimisht anim të kamionit djathtas duke vazhduar rrokullisjen për këndin prej rreth 110 shkallë dhe rrëshqitjen “skarpatës” teposhtë me gjatësi prej 60,4 m.
Po ashtu grupi i ekspertëve ka konstatuar se ngarkesa, respektivisht masa e asfaltit e ngarkuar në kamion (15.950 ton), ka qenë më e vogël se masa e lejuar që mund të bart arka vetëshkarkuese e kamionit (18,400 ton), respektivisht 15950 kg < 18400 (është më e vogël për 2450 kg), prandaj, materiali i ngarkuar nuk ka qenë faktor ndikues në përkeqësimin e gjendjes teknike të kamionit”, thuhet në super-ekspertizën që i referohet Prokuroria për pushim hetimesh. Njësoj sikurse super-ekspertiza konstaton edhe një ekspert i komunikacionit, sipas të cilit shkaktar kryesor ka qenë “pakujdesia e shoferit”. Policia dhe Prokuroria e Ferizajt që nga fillimi e ka trajtuar rastin si “vetaksident“. Reagimi i plotë i Familjes: Rizah Hasani është një rast shumë tragjik, pasi që një i ri përveç se humbi jetën në vendin e punës, institucionet e sundimit të ligjit dështuan që vdekjen e tij tragjike ta hetojnë dhe trajtojnë sipas detyrimeve ligjore. Për familjen tonë dhe për mua si vëlla , ka qenë befasi e pakëndshme, fakti se rasti i aksidentit me fatalitet në vendin e punës, është tentuar të mbyllet si një aksident i zakonshëm trafiku, për më tepër duke ndryshuar gjendjen faktike ne vendin e ngjarjes, pa i kryer hetimet e domosdoshme pa i mbledhur te gjitha provat të cilat do të determinonin shkakun e aksidentit. Fillimisht, duhet sqarohet se aksidenti në të cilin humbi jetën Rizah Hasani, ka ndodhur në vendin e punës, përkatësisht në fshatin Jezerc, ku Punëdhënësi “Bageri Company ” me Pronar Bujar Shabanin ishte duke implemntuar një kontratë pune për hapje dhe shtrimin e rrugës, me autoritetin kontraktor Komunen e Ferizajt. Kontratë e cila tanimë dihet se ishte fituar nga Kompania “Bageri Company” duke falsifikuar Dokumentat gjatë Prokurorimit. Ne si Familje dyshojm se si rezultat terenit të pa përshtatshëm, ndryshimit të kahjes së rrugës në mënyrë jo profesionale, mbingarkimit të rimorkios së kamionit të cilin e drejtonte Rizah Hasani, ai ka dështuar që të menaxhoj drejtimin e kamionit, të cilin mbipesha e ka tërhequr prapa dhe për pasojë është shkaktuar edhe aksidenti fatal. Kjo dëshmohet edhe nga gjurmët e mbetura ne vend. Prokurori kujdestar në këtë rast nuk kishte dalë fare në vendin e ngjarjes pavarësisht kohës dhe Dites kur ka ndodhur aksidenti (Të Ejten e 11 Korrik 2024 ora 13:30 sipas Raporti te Policis)Pa hetime adekuate, Punëdhënësi është lejuar pas katër ditësh, që të heq kamionin nga vendi i ngjarjes. Nuk është ftuar inspektorati i punës për inspektim të vendit të ngjarjes, përkundër se është obligim ligjor i Punëdhënësit, Policisë dhe Prokurorisë në rastet kur ka lëndime apo fatalitet. Kjo rrit dyshimet tona për favorizim, njëanshmëri, nga Personat që janë marr me rastin. Po ashtu, Policia rastin e ka trajtuar përmes njësive të trafikut dhe nuk janë angazhuar hetues adekuat për hetimin e shkaqeve të aksidentit, edhe pse vendë punishtja, ishte nje zonë malore, teren i pa përshtatshëm dhe me rrezikshmëri të lartë për mjetin e punes të cilin ka vozitur familjari i jonë. Kjo dëshmohet pasiqë rruga në fjalë ishte në proces gjygjsorë, dhe kishte të ndaluara punimet. Policia dhe Prokuroria po ashtu kanë dështuar që të nxjerrin provat e nevojshme për të vërtetuar nëse pesha e kamionit ka qenë shkaktare e aksidentit. Edhe pse janë njoftuar nga unë Valon Hasani se fabrika e asfaltit pranë Punëdhënësit ka kamera dhe se videoincizimet mund të ndriqojnë çështjen e volumit dhe peshës së asfaltit në rimorkio, kjo provë nuk është nxjerr asnjëherë. Nga Policia jemi njëftuar se ata e kanë kërkuar këtë incizim, por kur Punëdhënësi ka deklaruar se incizimi është fshirë, të njëjtit nuk kanë sekuestruar DVR për të konstatuar nëse video mund të nxirret apo jo. Ne po ashtu jemi shumë të shqetësuar që edhe pas hapjes së hetimeve si rezultat i presionit medial, prokuroria ka kualifikuar gabimisht veprën penale, për të cilën janë hapur hetimet, sipas nenit 358 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, e që në rastet e vdekjes së punëtorëve do të duhej aplikuar paragrafi 6 i këtij neni. Eshte edhe me absurde se si Prkuroria ka fillu hetimet sipas nenit dhe paragrafit të lartë përmendur, kur i njejti Prokuror, dhe Zyrtar Policor nuk kanë informuar Rastin ne Inspektoriat të punës, përkatësisht trajtimin e rastit edhe nga akter të tjerë, pasiqë vëllau im në ditën kritike kishte Uniform të punës me llogo të Kompanis, Kamioni po ashtu kishte një llogo, kjo dëshmohet Se Polici hetus dhe Prokurori i Rastit ishin në dijeni nuk mund të mohohet nga asnjera Palë. Dyshimet tona rriten edhe më tepër për faktin e ndikimit nga aktor të tjerë në Prokurorin Themelore në Ferizaj Kryeprokurori z.Shkukri Jashari, dhe Prokurori Veton Shabani që eshte edhe anetar në Këshillin Prokurorial te Kosoves, ky i fundit familjar i afërm i Bujar Shabanit. Bujar Shabani tani emer i njohur edhe për Falsifikim të Dokumentave Personale të personave tjerë, me qëllim përfitimin Personal dhe marrjen e tenderave. Njëri nga tenderët e perfituar nga ai e që ka pranuar fajësin lidhet edhe me rrugën ku Fatëkeqësisht humbi jetën Rizah Hasani. Sipas fakteve që kemi , rimorkio e kamionit të cilin e ka vozitur Rizah Hasani, ka qenë e modifikuar në atë mënyrë që i është shtuar volumi i rimorkios, më shumë sesa ka qenë e paraparë nga prodhuesi dhe në lidhje me këtë po ju përcjellim edhe disa fotografi. Modifikimi i rimorkjos, nuk ështe hetuar fare nga ” superekspetiza” e grupit të ekspertve që i referohet Prokuroria. Në lidhje me inspektimin e Punëdhënësit nga Inspektorati i Punës – Ky inspektim është bërë vetëm pasi që unë dhe avokati në emër të familjes kami kërkuar me kërkesë formale kryerjen e këtij detyrimi ligjor, pasi që ishte e qartë se organet e sundimit të ligjit dhe Punëdhënësi nuk po e përmbushnin këtë obligim. Nga raporti i Inspektoratit vërehet se Punëdhënësi, nuk ka zbatuar asnjë nga masat parandaluese apo mbrojtëse të cilat po të ishin zbatuar, ndoshta nuk do të kishte ardhur fare deri tek ky aksident. Punëdhënësi pra,nuk ka trajnuar, certifikuar dhe nuk ka aplikuar asnjë sigurim apo mjet mbrojtës për puntorët, siç e obligon Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë. Përkundër se raporti ka identifikuar shkelje të të gjitha detyrimeve që përfshin ky Ligj nga ana e Punëdhënësit, përsëri Inspektorati i ka shqiptuar gjobë simbolike Punëdhënësit, duke shqiptuar gjobë tek kufiri minimal ligjor. Raporti i Inspektorati të Punës ishte i përgjysmuar në mënyrë që te hetohet Kontrata dhe Plani i fezibilitetit që rrjedhë nga Kompania Bageri Company dhe Komunes së Ferizajit, Prandaj, rasti i Rizah Hasanit, është dështim i të gjitha hallkave institucionale në mbrojtjen e të drejtave dhe shëndetit të një punëtori në Kosovë. Me gjoba të tilla dhe amnestim nga hetimi penal, shumë Punëdhënës të pandërgjegjshëm do të inkurajohen të vazhdojnë me shkelje të detyrimeve ligjore. Dështimi zingjire i Institucioneve të Shtetit rrezikojnë drejtëperdrejt jeten e çdo qytetari në Republiken e Kosovës. Ne si Familje kërkojmë drejtësi nga të gjitha Institucionet e shetit,dhe nese këto të fundit dështojë do të njoftojmë edhe Ambasadat e akredituara në Prishtinë ku do të kërkojmë të hapet rruga më e shpejtë e antarsimit të Kosovës në këshillin e Europës që Qytetaret e Kosovës të kenë drejtë ankese pranë Gjykates se Strasburgit.