Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

McGregor në telashe të mëdha, akuzohet për sulm seksual

16/01/2025 - 11:52
në Sport
A A
McGregor në telashe të mëdha, akuzohet për sulm seksual
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jeta e Conor McGregor jashtë kafazit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë e as e qetë.

Legjenda e arteve të përziera marciale është paditur nga një grua, me akuzën se i kishte bërë sulm seksual.

Gjithçka ka qit në dritë gjiganti britanik i mediave “The Guardian”, sipas të së cilit, britaniku akuzohet se këtë veprim e kishte bërë pas ndeshjes finale të NBA-së më 9 qershor të vitit 2023 në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Padia është dorëzuar para dy ditësh në gjykatën e qarkut në Florida, ndërsa gruaja në fjalë pretendon se ishte sulmuar seksualisht në një tualet pas ndeshjes finale të NBA-së mes Miami Heat dhe Denver Nuggets.

Pjesë e padisë është edhe klubi i Miamit, si organizator i ndeshjes, por edhe palestra ku u luajt ndeshja, ndërsa në padi thuhet se yllit të MMA-së i ishte shërbyer alkool nga stafi i arenës, ndonëse ishte e dukshme se ai tashmë ishte i dehur.

Me këtë rast, McGregor akuzohet për sulm seksual, kurse “Kayesa Center” për neglizhencë dhe dështim për ta siguruar ambientin e sigurt.

Në bazë të padisë, “viktima” tha se një bashkëpunëtor e kishte dërguar atë me forcë në tualet tek sportisti irlandez, ndërsa më pas McGregor ishte munduar që me dhunë të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Ky rast ishte raportuar në Policinë e Miamit po atë vit, më saktësisht dy ditë pasi kishte ndodhur, më 11 qershor 2023.

McGregor i ka mohuar akuzat, ndërsa në padi kërkohet një dëmshpërblim prej 75 mijë dollarësh.

Ai ishte treguar mjaft problematik pasi në të njëjtën natë, paraprakisht e kishte shkaktuar një tjetër incident duke e grushtuar maskotën e Miami Heat, të cilit i kishte shkaktuar edhe lëndime fizike.

McGregor ka shkaktuar gjithmonë probleme dhe është dënuar e gjobitur disa herë.

Përkundër sukseseve të jashtëzakonshme në MMS, McGregor është shembulli më i keq i një sportisti jashtë kafazit. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Baseli, Arabia Saudite apo pensionimi – këto janë mundësitë për të ardhmen e Shaqirit

Shaqiri: Para disa vitesh mund të isha 10-shi i Juventusit
22/11/2026 - 14:20

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli mbetet e hapur, ndërsa futbollisti shqiptar ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë kontratën me klubin zviceran, do të provojë...

Më shumëDetails

Zhegrova asiston bukur, Juventusi nuk po ndalet ndaj Venezias

Juventus nën presion të madh për Top 4!
22/11/2026 - 14:17

Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Juventusit. Ylli kosovar ka dhuruar një asist fantastik në ndeshjen ndaj Venezias, duke harkuar në mënyrë të shkëlqyer në zonë,...

Më shumëDetails

“Mourinho-ball” po jep fryte: Nëntë fitore radhazi për Real Madridin

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
22/11/2026 - 11:09

Real Madridi ka kapur një ritëm të frikshëm në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar nëntë fitore radhazi me një bilanc të spikatur prej 26 golave të shënuar dhe...

Më shumëDetails

Super ndeshje sonte në basketboll

Dy ndeshje sot në Superligën e Kosovës në basketboll
22/11/2026 - 10:09

Të dielën, vëmendja do të jetë e përqendruar te përballja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 17:00. Dueli ndërmjet dy skuadrave që përfaqësojnë basketbollin kosovar edhe...

Më shumëDetails

Leeds Unitedi shkatërron Chelsean 4:1 dhe i jep fund një pritjeje 27-vjeçare

Leeds Unitedi shkatërron Chelsean 4:1 dhe i jep fund një pritjeje 27-vjeçare
21/11/2026 - 19:45

Leeds Unitedi ka regjistruar një fitore historike dhe të bujshme në udhëtim, duke mposhtur Chelsean me rezultatin e thellë 4:1 në “Stamford Bridge” në kuadër të Premier Leagues,...

Më shumëDetails

Fitore dramatike e PSG-së në udhëtim te Nice

Fitore dramatike e PSG-së në udhëtim te Nice
21/11/2026 - 19:42

Paris Saint-Germaini ka arkëtuar tri pikë të vlefshme në Ligue 1, duke mposhtur Nicën me rezultatin 3:2 në një përballje plot tension deri në sekondat e fundit, por...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • I merrte veturat me qira dhe tentonte t’i shiste si të importuara nga jashtë”, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë